BallinaAktualitetRama lajmëron lehtësimin e masave: Nga orari i pazarit, lëvizja e punonjësve,...

Rama lajmëron lehtësimin e masave: Nga orari i pazarit, lëvizja e punonjësve, por burg për…

Kryeministri i vendit, Edi Rama në komunikimin live përmes Facebook njoftoi lehtësimin e masave të vendosura nga qeveria për disa kategori, por nëse ka shkelje do të ketë penalizime më të forta se asnjëherë tjetër.

Ai tha se orari për të bërë Pazar do të rritet nga 60 minuta në 90 minuta dhe se qytetarët mund të dalin për Pazar me automjetet e tyre. Po ashtu njoftoi se bizneset që tani lejohen të punojnë, kanë mundësi të thërrasin në punë punonjësit e tyre.

“Masat lehtësuese që duam të marrin kanë të bëjnë me lejimin e plotë të automjeteve për punonjësit e bizneseve të lejuara në punë, por jo marrja në këto automjete e familjarëve. Nëse personi në fjalë do kapet me familjen do dënohet me gjobë, heqje të lejes së drejtimit, sekuestrim mjeti, deri në heqje lirie. Marrja në makinë e pensinistëve po ashtu do marrë ndëshkim me disa vite deri në heqje lirie. Do të hapim orarin e lëvizjes për të bërë pazar, do e cojmë në 90 minuta, kryerja me automjet privat e pazarit do të jetë e mundur por me sanksione të forta, heqje e lejes së drejtimt në raste shkeljesh”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular