BallinaAktualitetRasti i parë me COVID-19 në Poliçan, Zotka: Zoti i paftë ata...

Rasti i parë me COVID-19 në Poliçan, Zotka: Zoti i paftë ata që hoqën postbllokun në hyrje të qytetit!

“Policia me forcë, e ka hequr këtë postbllok, dhe me çfarë shpjegimi vetëm zoti e di dhe them zoti i paftë këta njerëz.”

Me këtë shprehje kryebashkiaku i këtij qyteti ka reaguar ndaj policisë, duke akuzuar se në këtë mënyrë u hoq një mundësi parandalimi i përhapjes së koronavirusit.

“Do të ishte filtër për të gjithë ata që vinin nga Italia, Greqia, Tirana, duke kontrolluar njerëzit nga stafi mjekësor dhe të shkonin te karantina që kemi ngritur pranë shkollës.”

Me këtë shpërthim të pazakontë kryebashkiaku i Poliçanit ka reaguar ndaj forcave të rendit të cilët kanë hequr postbllokun që ai vendosi në hyrje të qytetit.

Sipas tij, veprimi u bë për të parandaluar koronavirusin.

Madje ai i ka kujtuar policisë se është Rama ai që bën thirrje të shpeshta për kujdes.

“Me të gjithë masat që janë ndërmarrë dhe me kryeministrin që del orë e minutë në televizion, sa dikush thotë se u mërzit televizioni, me të madhe po thotë, izolim, izolim.”

Në vendimin për të vendosur traun Zotka u shpreh se banorët e qytetit që ai drejton janë më të rrezikuarit për shkak se kanë punuar në uzinën e armëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular