BallinaAktualitetGazment Bardhi publikon videon, ku i bie të fikët nga të ftohtët...

Gazment Bardhi publikon videon, ku i bie të fikët nga të ftohtët dhe uria njërit prej qytetarëve shqiptarë

Gazment Bardhi publikon videon, ku i bie të fikët nga të ftohtët dhe uria njërit prej qytetarëve shqiptarë te bllokuar në kufi. Gazment Bardhi: Trajtim çnjerëzor. Një vend anëtar i NATO-s nuk mund të sillet si Koreja e Veriut

Situata e bashkëqytetarëve në kufirin tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë i ka kaluar limitet e trajtimit çnjerëzor. Pjesa dërrmuese e tyre janë punonjës sezonalë në shtetin grek, pa asnjë mundësi për të jetuar atje pa punë. Një vend anëtar i NATO-s dhe Këshillit të Europës, kandidat për anëtar në Bashkimin Europian, nuk mund të sillet kurrë me standardet e Koresë së Veriut ndaj qytetarëve të tij. Qytetarë të lënë në mes të rrugës, për ditë të tëra, pa ushqim, pa ujë dhe pa asnjë ndihmë, po rrezikojnë jetën, vetëm për shkak se Qeveria nuk ushtron përgjegjësinë e saj ligjore. Është e patolerueshme që Qeveria vijon me kokëfortësi injorimin e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të hyrë në atdheun e tyre. Ky është krim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular