BallinaAktualitetHoroskopi 8 prill, ja parashikimi i yjeve për ju

Horoskopi 8 prill, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Ditën e sotme Marsi ju lejon të guxoni; filloni projektin që keni pasur në mendje prej kohës. Do filloni të merrni çdo gjë seriozisht dhe me entuziazëm. A po jetoni një histori të bukur dashurie? Nuk duhet të ketë sekrete midis jush dhe partnerit tuaj: manifestoni pa ndrojtje atë që keni në zemrën tuaj.

Demi

Do keni shumë mbështetje në mjedisin profesional: marrëdhëniet me bashkëpunëtorët dhe partnerët e biznesit janë paqësore dhe produktive. Duke duke hequr dorë nga axhenda juaj do përjetoni një ditë argëtueshe dhe shumë relaksuese. Hëna këshillon të mos lini pas dore pushimin dhe mirëqenien tuaj fizike.

Binjakët

Angazhimi dhe qëndrueshmëria janë elemente të domosdoshme për të ecur para në punë: me siguri do të haseni në disa pengesa, por qëndrueshmëria dhe aftësia juaj do t’ju lejojnë të vazhdoni. Për disa fitimet mund të jenë më të mira nga sa pritej. Marrëveshja me partnerin do të jetë perfekte, nëse jeni single do të keni mundësi të mira për takime të reja.

Gaforrja

Dielli dhe Hëna në kundërshtim me shenjën tuaj ju bëjnë të mbyteni në një det dyshimesh: mos bëni pyetje për vendime të marra tashmë, do të krijonit shumë nervozizëm rreth jush. Arkivoni të kaluarën përfundimisht, veçanërisht nëse një takim do të zgjojë kujtime të pakëndshme në ju! Do keni një klimë të pasigurt në punë: është më mirë të mos merrni vendime. Humor i keq në marrëdhënie.

Luani

Hëna favorizon kontakte të reja, marrëveshje të mira dhe shumë mundësi fitimi. Prandaj pritet një rikuperim i mirë i aktivitetit të punës. Do të vlerësoheni edhe nëse keni përgjegjësi më të mëdha. Mes shumë angazhimesh, përpiquni që të gjeni pak kohë për të shijuar disa momente relaksi dhe ëmbëlsie me partnerin tuaj.

Virgjëresha

Portofoli juaj, në këtë periudhë, duket si një fizarmonikë: hapet dhe mbyllet gjithë kohës! Në fakt, paratë mund të hyjnë lehtësisht në xhepat tuaj dhe të dalin po aq lehtë për shkak të shpenzimeve të shumta si personale ashtu edhe për shtëpinë. Kujdes! Në mbrëmje, lini veten të lirshëm për të përjetuar momente pasionante me partnerin tuaj.

Peshorja

Të gjithë i kanë syte tek ju dhe janë kërkues. Në fund të fundit vetë e keni fajin sepse i keni mësuar keq me bujarinë dhe kohën tuaj dhe tani përpiqen të përfitojnë. Reagoni duke u kujdesur më shumë për veten dhe interesat tuaja.

Akrepi

Yjet ju shikojnë me interes dhe ju mbështesin edhe në nismat më të pakujdesshme … Intuita dhe dëshira për biznes do të stimulohen edhe më shumë. Ato do t’ju lejojnë të zhvilloni strategji fituese për çdo problem dhe situatë! Dashuria rezervon momente emocionale dhe erotike me partnerin tuaj të vjetër ose një të ri. Lajme të rëndësishme në horizont.

Shigjetari

Njerëzit përreth jush do jenë në një gjendje më të këndshme sesa ditët e kaluara. Ju dp ndihmoheni edhe nga kalimi i Hënës në Peshorje, nga Marsi dhe Saturni në Ujor. Ju do jeni të aftë të bindni dikë qe t’ju bëjë një favor. Kini kujdes nga mundësitë që do t’ju vijnë sepse ato nuk do zgjasin përgjithmonë, nuk duhet t’i humbisni ato.

Bricjapi

Të prekur nga frika e humbjes, rrezikoni të ekzagjeroni problemet. Duhet të jeni objektivë dhe të shmangni sfidat që doni t’i hapni kolegëve në punë. Në kohën tuaj të lirë, fikni telefonin dhe relaksohuni, mbase duke iu përkushtuar hobi tuaj të preferuar. Shmangni ushqimin e tepërt; ndiqni një dietë të shëndetshme të pasur me fruta dhe perime sezonale dhe pini shumë ujë gjatë ditës.

Ujori

E gazuar si një gotë shampanjë, Hëna në Peshorje kërkon iniciativa dhe qëndrime të mençura dhe të guximshme dhe të favorshme. Lajm i mirë për ata që udhëtojnë dhe kanë kontakte me vendet e huaja. Ditë ideale për të vendosur kontakte të reja, për të thelluar temat kureshtare kulturore, për të ndryshuar diçka, për të kërkuar përmirësime dhe çmime profesionale.

Peshqit

Një ëndërr gjatë natës ose një fakt, do të ndikojë në ndjeshmërinë tuaj dhe do të ketë një rezonancë të fortë emocionale mbi ju. Në punë do jeni të gatshëm të filloni iniciativa të reja. Në dashuri, dialogu me partnerin do të përforcohet dhe interesat e përbashkëta do të rriten: kjo mund të jetë e rëndësishme, veçanërisht nëse kohët e fundit keni ndier pakënaqësi me partnerin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular