BallinaBotaVIDEO/I jepte qëllimisht dorën të infektuarëve, tani Boris Johnson është në gjendje...

VIDEO/I jepte qëllimisht dorën të infektuarëve, tani Boris Johnson është në gjendje të rëndë

Në një kohë kur Italia dhe Spanja nuk kishin më vende në morgje, kryeministri britanik Boris Johnson ishte i vetmi lider europian që nuk kishte ndërmarrë ende masa për parandalimin e përhapjes së virusit.

Ai ishte kundra izolimit dhe shprehej se imuniteti duhej fituar në tufë, si e vetmja mënyrë për të fituar luftën ndaj Koronavirusit.

Mirëpo kur numri i të infektuarve dhe viktimave në Britani nisi të rritej ai dha urdhër për mbylljen e qarkullimit, një vendim që u konsiderua i vonuar nga populli i tij dhe jo vetëm.

Në një deklaratë për mediat me datë 3 Mars, Boris ka treguar se iu ka dhënë dorën qëllimisht pacientëve me Koronavirus pasi virusi nuk do e ndalonte të përshëndeste pacientët në spital.

Ai ka konfirmuar se është izoluar që të premten e 27 Marsit. Johnson është infektuar nga Koronavirusi që prej 10 ditësh. Simptomat e tij janë përkeqësuar dhe pasditen e djeshme ka kaluar në terapi intensive. Sekretari i jashtëm Dominic Raab do të marrë përsipër detyrat e tij për aq kohë sa ndodhet në spital, sipas një njoftimi nga qeveria.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular