BallinaAktualitet15 emigrantë mbesin në Kakavijë: Nuk kemi lekë për karantinë në hotele

15 emigrantë mbesin në Kakavijë: Nuk kemi lekë për karantinë në hotele

27 emigrantë që qëndruan prej 4 ditësh të bllokuar në Kapshticë gjetën zgjidhje duke u karantinuar për 14 ditë në një hotel në Korçë, nën vëzhgimin e policisë. Por të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë jashtë kufirit me Shqipërinë.

Në Kakavijë ndodhen 15 shtetas shqiptarë vijojnë të qëndrojnë në tokë neutrale. Në këtë doganë kufiri është izoluar dhe janë vendosur porta hekuri për të mos lejuar kalimin e emigrantëve ndërsa puna është ndërprerë. 15 emigrantët kërkojnë që të kalojnë në territorin shqiptar. Kërkesa e tyre është që mund të vetëkarantinohen në banesat e tyre dhe jo në hotele pasi nuk kanë mundësi ekonomike.

‘Kërkojmë vëtëkarantim në shtëpi, jemi të pamundur të paguajmë detyrimet që ka vënë qeveria. Shumica prej nesh kanë qenë në Greqi për punë dhe kemi punuar me dita. Jemi pa ngrenë, pa pirë, kërkojmë mbështetje’,- u shpreh njëri prej emigrantëve që ndodhet në tokën neutrale

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular