BallinaAktualitetBasha: U kam kërkuar ndihmë partnerëve për rritjen e testimeve, SHBA po...

Basha: U kam kërkuar ndihmë partnerëve për rritjen e testimeve, SHBA po na siguron 30 mijë

Pyetje: Po ushtroni presion që qeveria të bëjë më shumë teste?

Lulzim Basha: Jo vetëm kaq, por ia kam kërkuar këtë ndihmë edhe partnerëve tanë, edhe BE-së. Dje e falenderova publikisht dhe doja ta përsërisja falenderimin për ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila me fondin prej 700 mijë dollarësh që i është vënë në dispozicion USAID-it nga fondi amerikan për të ndihmuar Shqipërinë si pjesë e paketës së rajonit, do t’o dedikojë për blerjen e 30 mijë testeve. Dhe uroj dhe shpresoj që këto 30 mijë kite testimi të mbërrijnë sa më shpejt në Shqipëri, sepse janë të domosdoshme.

Jemi sot në numra mikroskopikë në krahasim me aty ku duhet të ishim për sa i përket testimit. Mesatarja e testimit për person të infektuar është 4 veta, është shumë e ulët, duke përfshirë këtu edhe njerëz që mund ta kenë përfituar testin për shkak të statusit të tyre shtetëror. Është shumë e ulët, ku është një konsensus i gjithë ekspertëve.

Si mund të dalim nga karantinë? Si mund të rindezim motorët e ekonomisë, në qoftë se nuk e dimë ku jemi, nuk e dimë sesa i përhapur është virusi, nuk e dimë sesa të infektuar ka apo dimë vetëm 1/3 apo 1/10 e asaj që ekziston. Prandaj, testimi ka dy role kryesore:

Së pari për të forcuar mburojën e shëndetit. Dhe duket qartë që nga mungesa e testimeve në kemi patur një numër të madh mjekësh dhe infermieresh të prekur, jo vetëm ata që janë raportuar por edhe shumë të tjerë që nuk janë raportuar.

Dhe së dyti për të filluar për të menduar për rrugën e daljes nga kjo situatë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular