BallinaKronikeEMRI-FOTO/ I riu nga Kavaja humb jetën jashtë Shqipërisë, trupi nuk kthehet...

EMRI-FOTO/ I riu nga Kavaja humb jetën jashtë Shqipërisë, trupi nuk kthehet në atdhe

Një i ri nga Kavaja i cili punonte në Maqedoninë e Veriut ka humbur jetën të dielën e kaluar në shtetin fqinj, ndërsa prej 4 ditësh ende trupi i tij nuk është sjellë pranë familjes që ti bëhen nderimet e fundit.

Mësohet se Mondi Lamo ka vdekur nga një arrest kardiak ndërsa familjarët janë përpjekur për ta sjellë trupin e pajetë në Shqipëri, por mbyllja e kufijve e ka bërë këtë gjë të pamundur.
Trupi ka mbetur në Maqedonin e Veriut për shkak të msave që janë marrë nga autoritetet për mbylljen e kufijve si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Ndonëse ka ka 4 ditë që ka ndërruar jetë, asnjë reagim zyrtarë nuk ka pasur nga autoritetet shqiptare pavarësisht apelit të familjarëve të cilët vajtojnë të dashurin e tyre pa mundur ta shikojnë.

Muhamed Ismaili këshilltar për shtypin në Ministrinë e Brendshme ka konfirmuar lajmin për Fax News.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular