Teksa mbarë vëmendja e vendit është te koronavirusi, në Vlorë ka kërcitur pistoleta.
Mësohet se ka pasur të shtëna në Radhimë. Burimet thonë se ka pasur një konflikt mes dy personave.
Sipas te dhenave te para dy persona janë zënë me sende të forta ku për pasojë është plagosur një prej tyre.
Mësohet se më pas janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.