BallinaAktualitet(Video)/Si e nxorri Ogerta Manastirliu bllof gënjeshtrën e Ramës për 2 mijë...

(Video)/Si e nxorri Ogerta Manastirliu bllof gënjeshtrën e Ramës për 2 mijë teste në ditë

Aq të pakordinuar janë “gjerneralët” tanë në luftën kundër Covid -19 sa mjafton një intervistë për të nxjerrë bllof njëri tjetrin. Kjo ka ndodhur dje në një intervistë të ministres Ogerta Manastirliu, e cila pasi u presionua nga gazetari Blendi Fevziu, u dtyrua të nxjerrë atë që deri më tani rruhej me vlerën e një sekreti shtetëror: numrin e testeve që ka gjendje vendi. Pasi përmendi një numër të konsiderueshëm të atyre që pritet të importohen, ministrja tha se gjendja aktuale është 2 mijë teste.

Por, e keqja është se i përfshirë në debatin publik, kryeministri pati shkruar se sistemi ynë është i aftë të bëjë 2 mijë vetëm në një ditë.

Pavarësisht se kjo është një shifër e ekzagjeruar dhe se vetë specialistët kanë thënë se maksimumi mund të arrijë deri në 500 (shiko videon poshtë), ajo ku kryeministri del bllof është diçka tjetër: Sipas Ramës vetëm në një ditë mund të shpenzohet i gjithë stoku që ka gjendje vendi. Po të nesërmen? Po të pasnesërmen?

Fakti se Shqipëria ka numrin më të vogël të testimeve në rajon, duke mos qenë në gjendje të plotësojë direktivën e OKB-së, është bërë bërë pjesë e debatit publik. Por qeveria e ka kundërshtuar një gjë të tillë duke thënë se strategjinë e testimit e vendosin mjekët dhe se është zgjedhje e tyre që të bëjnë një numër kaq të vogël testesh. Madje kryeministri përdori edhe komitetin teknik për ta përforcuar këtë shfajsim të tij politik. Lapsi.al

Por, deklarata në opinion e ministres Manastirliu, që pranoi se gjithsej kemi 2 mijë teste, pra aq sa Rama thoshte se ishim në gjendje të bënim brenda ditës e nxorri bllof këtë mashtrim. Kjo shpjegon edhe se pse qeveria dhe zyrtarët burokratë të mjeksisë bënin lora fjalësh dhe rrefuzonin të flisnin për numra. Një herë që e bënë u ngatërruan me këmbët e tyre.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular