BallinaKryesore7 fakte pse përfshirja e mjekut të familjes në përballimin e pandemisë...

7 fakte pse përfshirja e mjekut të familjes në përballimin e pandemisë është reflektim shumë i vonuar…

Nga Besnik Jakaj

Reflektim shumë i vonuar…

Më në fund, Ministria e Shëndetësisë, njoftoj për përfshirjen e mjekut të familjes në përballimin e pandemisë, dhe nuk është rasti, “më mirë vonë se sa kurrë”, se në pandemi këto vonesa të panevojshme dhe pa shpenzime apo krejt minimaliste, në raport me profitin, shkaktojnë dëme të parikuperueshme.

Që prej datës 9 mars, kur është konfirmuar rasti i parë me Covid-19 në vendin tonë, unë edhe profesionistë të tjerë kemi bërë thirrje publike, dhe çdo përpjekje tjetër, që situata e pandemisë të menaxhohej në mënyrë sa më të mirë dhe me sa më pak pasoja.

1. Mjeku i familjes dhe shëndeti publik, duheshin përfshirë në mënyrë direkte që ditën e parë.

2. Testimet duheshin shumë shumë herë më të mëdha.

3. Hospitalizimi i pacientëve me shenja të plota me Covid-19, duhej i menjëhershëm në spitalet e përshtatura për Covid-19, dhe jo të liheshin me orë apo me ditë në spitalet rajonale duke rrezikuar zinxhirin e shpërndarjes tek personeli shëndetësorë dhe tek familjarët që kujdeseshin për ta, (ashtu sikurse tashmë ka ndodhur në shkodër dhe shumë vende të tjera).

4. Marrja e masave mbrojtëse duhej e plotë që ditën e parë për të gjithë sistemin shëndetësorë.

5. Në asnjë mënyrë nuk mund të centralizohej përballimi i pandemisë vetëm tek urrgjeca kombëtare, pasi nuk ka as kapacitetin e as profesionalizmin për të përballuar e vetme një pandemi.

6. Në asnjë mënyrë nuk duhej të reklamohej përdorimi i maskave vetëm tek të infektuarit, por në mbarë popullatën që kishte kontakte të aferta me tē tjerët, si p.sh në tregje, në spitale, në vende pune me shumë kontakte të ndryshme etj, (fatkeqësisht u përdoren profesionistë të mjekësisë për të bërë këtë reklame, në dëm të shëndetit të qytetarëve, vetem se nuk kishte maska mjaftueshëm).

7. Duhej patjetër të kishte karantinë shtetërore, për të arrdhurit nga zonat e kuqe dhe për një pjesë të infektuarish pa shenja klinike që nuk kishin kushte të përshtatshme vetë-karantinimi, duhej një triazhim profesional për të gjitha rastet.
(Kujtojmë ketu që Kosova, Maqedonia e shumë vede të tjera, që nuk kanë kapacitete financiare apo profesionale më të mëdha se ne, kanë me qindra e mira të karantinuar në karantina shtetërore sipas direktivave të O.B.SH).
Përpjekjet e pavlera për propogandë dhe demagogji, kanë zhytur në një menaxhim jashtëzakonisht të keq të pandemisë deri më sot vendin tonë.

8. Pa asnjë lloj diskutimi vetëm vetë-karantinimi, distancimi social dhe masat drastike për mylljen e njerzëve në shtëpi, nuk e përballojnë me sukses pandeminë, kjo prej shekujsh është e vertetuar dhe sot me së shumti.

Qeveria dhe institucionet shëndetësore, duhet të përballen në mënyrë profesionale dhe efikase me këtë pandemi.
Nuk ka, e nuk mund të ketë, në këtë situatë vend për propogandë dhe përfitime politike.
Për të mos u zgjatur dua të theksoj, se vendi ynë nuk ka pse të jetë i rriskuar për pasoja të jashtëzakonshe në humbje jetësh, të cilat i kam shpjeguar qartë në disa dalje publike.
Uroj dhe shpresoj që ta kalojmë këtë pandemi me sa më pak pasoja.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular