BallinaKronikeKonflikt me armë zjarri në Tiranë te zona e "Xhamllikut", 2 të...

Konflikt me armë zjarri në Tiranë te zona e “Xhamllikut”, 2 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00 në Tiranë, ku pas një shkëmbimi me armë zjarri mes një punonjësi policie dhe një qytetari, kanë mbetur të plagosur efektivi dhe një kalimtare.

Në një komunikatë për mediat Drejtori i Policisë së Tiranës u shpreh se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Një punonjës policie, i cili i kërkon dokumentet e identifikimit një qytetari, ky i fundit nuk i është përgjigjur. Në momentin që i ka kërkuar çfarë keni në çantë, qytetari është larguar me vrap. punonjësi i policisë e ka ndjekur nga pas dhe sapo kalon pjesën e parë, qytetari i ka drejtuar armën punonjësit të policisë. Ky i fundit e ka paralajmëruar që ju lutem ulni armën se do t’ju qëlloj dhe ka qëlluar njëherë në ajër sipas rregullores.

Qytetari ka lëvizur përsëri me vrap dhe në kohën që punonjësi i policisë e paralajmëroi përsëri që të ulë armën të dorëzohet, ai ka drejtuar armën dhe i ka thënë policit do të qëlloj, nëse nuk largohesh. Ndërkohë punonjësi i policisë ka qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur.

Aktualisht ndodhet në spital, mendohet që është plagosur në pjesën e poshtme të trupit, në këmbë, por akoma nuk kemi një informacion të saktë“.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular