BallinaBotaConte sulmon opozitën, mediat ngrihen kundër: Nëse do ta dinim, nuk do...

Conte sulmon opozitën, mediat ngrihen kundër: Nëse do ta dinim, nuk do e transmetonim fare konferencën e tij

Drejtori i Sky Tg24 në një analizë që ka publikuar në median e tij ka kritikuar kryeministrin italian Giuseppe Conte për sulmet ndaj opozitës në një moment Italia po vuan në luftën ndaj COVID-19.

De Bellis thotë në një kohë kur media dhe populli priste një fjalim për hapje të ”Lock- Down”, për marrëveshjen e Eurogrupit, më pas përgjigjen ndaj pyetjeve por asnjë nga kjo nuk ndodhi.

Conte doli me një fjalim që kishte për bazë një sulm frontal ndaj opozitës. Dhe De Bellis thotë se ky reagim nuk erdhi prej ndonjë pyetje cinike apo ngacmuese, por prej impulsivitetit të vetë kryeministrit.

Sipas drejtorit të Sky Tg24 qeveria dhe opozita nuk kanë të njëjtin rol, nuk kanë të njëjtën fuqi dhe për pasojë nuk kanë të njëjtën përgjegjësi. Prandaj sipas tij Conte dhe qeveria duhet të jenë më institucionalë në sjelljen e tyre dhe sulmet ndaj opozitës De Bellis i quan gabimin e tij të madh.

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular