BallinaAktualitetKoronavirusi: 17 raste të reja në Shqipëri, 433 të infektuar në total

Koronavirusi: 17 raste të reja në Shqipëri, 433 të infektuar në total

Perditesimi i situates me COVID 19 ne Shqiperi. Ministria e Shendetesise jep te dhenat e fundit per te prekurit me koronavirus.

Me 17 raste të tjera gjatë testimit të 259 personave në 24 orët e fundit,  shifra shkoi në 433 të infektuar. Në spitale po kurohen 60 pacientë.

Prof. Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetësisë deklaroi në mesditë se:

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 3644 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 433 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 197.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 10 raste, Shkodër 3 raste, Pukë 1 rast, Lushnje 1 rast, Krujë 1 rast dhe Durrës 1 rast

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           209 raste
– Durrës           39 raste
– Lushnje         6 raste
– Elbasan         15 raste
– Fier                32 raste
– Kavajë           8 raste
– Rrogozhinë    4 raste
– Korçë             17 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër         52 raste
– Lezhë            14 raste
– Berat              2 rast
– Has                12 raste
– Krujë             6 raste
-Tropojë          4 raste
– Pukë              5 raste
– Mirditë           3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular