BallinaAktualitetPAA: Rama flet shumë për bujqësinë, ka vepruar shumë pak për të...

PAA: Rama flet shumë për bujqësinë, ka vepruar shumë pak për të mbështetur fermerët

Partia Agrare Ambientaliste, i ka kërkuar qeverisë Rama që ndërsa flet shumë për bujqësinë, ka vepruar shumë pak për të mbështetur fermerët.
‘Sot kryetari i PAA z. Agron Duka organizoi një konferencë me përfaqësues të komunitetit të bizneseve në bujqësi dhe ekspertëve të PAA, lidhur me sfidat me të cilat po ballafaqohen fermerët, agropërpunuesit dhe agro-turizimi, gjatë dhe pas kësaj pandemie.
Komuniteti i biznesit shprehu disa shqetësime konkrete për parandalimin e rrënimit të fermerëve, prodhuesve, grumbulluesve dhe përpunuesve.
Kërkesat vinin direkt nga shqetësimet dhe humbjet që po pësojnë fermerët dhe bizneset në zonat rurale.
Ato mund të përmblidhen në gjashtë grupe kryesore:
1. Mungesa e skemave të mbrojtjes dhe solidaritetit social për të papunët dhe të varfërit në zonat rurale.
2. Lehtësimi i krizës së likuiditeve për të paguar kreditë, tatimet dhe taksat, blerjet e detyrueshme stinore por edhe detyrimet ndaj furnizimit me drita dhe ujë. Në këtë rast kërkohet fillimisht spostim në kohë i detyrimeve edhe për shkak të karakterit ciklik që kanë të ardhurat nga aktivitet e biznesit në zonat rurale.
3. Mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm rural. Këtu përfshihen lehtësitë fiskale për kostot e rënda të prodhimit bujqësor, burime financimi me kosto sa më të ulët për kredimarrësit, barazimi TVSH-së në 20% deri tek përjashtimi nga disa detyrime specifike.
4. Qartësimi dhe bërja fuksionale e skemave mbështetëse dhe subvencionuese sipas politikave dhe instrumentave të BE-së.
5. Mbrojtja nga konkurenca abuzive e produkteve të importuara nga vende të cilët i subvencionojnë direkt ose indirekt nga fondet e tyre dhe të BE-së. Për ta mbrojtur prodhimin vendas nga konkurenca e pandershme duhen kundër masa ligjore efektive.
6. Rritja e aksesit dhe shumave përfituese nga fondet e BE-së për politikat e përbashkëta bujqësore, politikat për zhvillimin e qëndrueshëm rural, të cilat sëbashku zënë rreth 65% të totalit të buxhetit të BE-së.
Palët ranë dakort që brenda një periudhe të shkurtër të dalin me një deklaratë të përbashkët për kërkesat dhe propozimet konkrete, të cilat i konsiderojnë jetike për të ndalur thellimin e varferisë në zonat ruale dhe për të mbështur rritjen e prodhimit bujqësor, si rruga më e mirë e rritjes së mirëqenies në zonat rurale por edhe të garantojmë zinxhirin e prodhimit ushqimor në bujqësi, blegtori, peshkim, agrobiznes, agropërpunim, si dhe mirëfinancimin e ?do hallke të zinxhirit të sigurisë ushqimore.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular