BallinaAktualitetDoktori ekscentrik që e takoi Makron i befason të gjithë: Ky ilaç...

Doktori ekscentrik që e takoi Makron i befason të gjithë: Ky ilaç ka rezultat fantastik

Zor se ka njeri më të përfolur në botën e mjekësisë këto ditë sesa profesori ekscentrik francez, Didier Raoult.

Ai është një sensacion në rrjetet sociale për qëndrimet që mban. Edhe këtë herë, kur bota është në mesin e një pandemie, nuk mund të mos mungonte 68-vjeçari. Së fundmi, edhe vetë presidenti francez, Emmanuel Macron e ka takuar për t’u këshilluar, shkruan gazeta Daily Mail.

Doktori francez, Raoult, thotë se ka marrë rezultate befasuese nga ilaçi i rekomanduar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ai e ka përdorur ilaçin hidroksiklorokinë për të trajtuar pacientët me korona.

Rezultatet janë thellësisht pozitive, thotë ai, edhe pse komuniteti mjekësor nuk është i bindur.

“Disa njerëz janë çmendur me metodologjinë,” thotë ai. “Por objektivi ynë si mjekë është që të shërojmë njerëzit”.

Autoritetet franceze kanë lejuar përdorimin e këtij ilaçi, por vetëm në raste të rënda.

Më herët, ky ilaç është përdorur në luftën kundër malarjes. Ekziston shqetësimi se ilaçi ka efekt të rënda anësore, sidomos te njerëzit me probleme në zemër.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments