BallinaOP EDGlobalizimi, koronavirusi dhe ri-industrializimi i ekonomive të avancuara

Globalizimi, koronavirusi dhe ri-industrializimi i ekonomive të avancuara

Nga Florion Metohu

Në doktrinën akademike “Globalizim do të thotë proçes i integrimit midis ekonomive të vendeve të globit duke përfshirë një shkallëtë gjerë të intensifikimit të lëvizshmërisë së njerëzve dhe mallrave, informacionit,të faktorëve të prodhimit dhe kapacitetit të madh për lëvizjen globale të kapitalit dhe instrumenteve financiare”.

Pas shpërbërjessë Bashkimit Sovjetik, triumfi i rendit ndërkombëtar liberal dhe avancimet në teknologjinë e informacionit (lindja e internetit) kanë qenë faktor kryesor në zhvillimin eksponencial të atij proçesi që gazetari amerikan Theodore Levitt, në vitin 1983, do ti vinte emrin Globalizim.

Këto shkëmbime në rritje, qefavorizuan integrimin e ekonomive botërore si kurrë ndonjeherë në histori, duket se pandemia e Koronavirusit  i ka vendosur një pikëpyetje të madhe. Që nga mbyllja e kufijve, bllokimi i levizjes së lirë tek sjelljet rraciste dhe avancimi i levizjeve nacionaliste dhe ekstremiste, janë shënja të një regresi të proçesit të globalizimit.

Por ndërsa këto pengesa me shumë mundësi do të hiqen me përfundimin e pandemisë, pasoja më e rëndësishme e të gjithë kësaj situate, duket se do të ketë efekte afatgjate në politikat e elitave drejtuese botërore. E kam fjalën për bllokimin e zinxhirave prodhues të ekonomisë botërore.

Që prej fillimeve të viteve 90 të shekullit të kaluar ka pasur një delokalizim të shfrenuar të industrive nga ekonomitë e avancuara drejt vendeve në zhvillim, në kërkim të kostovo më të ulta të prodhimit dhe maksimizimit të fitimit. Kjo e shndërroi Kinën në atë që sot quhet “fabrika e botës” dhe e vendosi këtë vend të zemër të gjithë zinxhirit prodhues ndërkombëtar.

Sigurisht delokalizimi ka sjellë shumë të mira si për kunsumatorët, të cilët paguajmë më pak për produktet e ndryshme, ashtu edhe për vendet në zhvillim, duke nxjerr nga gjëndja e varfërisë qindra milion individ. Por fenomeni negativ që u mor shumë pak në konsiderat nga vendet e zhvilluara, gjatë këtyre 30 viteve të fundit, është ajo që profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Nikolas K. Gvosdev e quan “trajtimi i varësisë ekonomike si të shkëputur nga çështjet e sigurisë kombëtare”. Dhe vërtet të gjithë u bëmë dëshmitar se si kompani nga vënde të ndryshme të botës u vendosën në vështirësi, madje dhe u mbyllën, kur Kina shpalli karantinën dhe ndaloi të gjithë aktivitetin prodhues të saj.

Nga kompanitë e makinave, që marrin shumicën e pjesëvë nga Kina, te kompanitë farmaceutike, që marrin lëndën e parë, te prodhuesit e celularëve dhe kompjuterave që janë dhe emblema e shoqërisë moderne dhe çdo industri tjetër u prek nga gjëndja e jashtëzakonshme që përfshiu Kinën dhe më pas gjithë botën. Dhe kjo për shkak të asaj që Dekani i Kolegjit të Studimeve Ndërkombëtare dhe të Sigurisë në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë në George C. Marshall në Gjermani e ka përkufizuar si “Përqëndrim radikal i rrjeteve të prodhimit, një sistem në të cilin ndërprerja enjë hallketë vetme mund të prishë të gjithë zinxhirin e prodhimittë mallrave të konsumit”.

Shtetet e zhvilluara në epokën e globalizimit, janë kthyer me shpejtësi në ekonomi shërbimesh dhe pika turistikepër udhëtarët e botës duke hequr dorë nga ekonomia reale dhe prodhimi i shumëçkaje,me përjashtim të disa produkteve të teknologjisë së lartë. Duke vepruar në këtë mënyrë, ata kanë vendosur në rrezik sigurinëekonomike dhe vet jetës së qytetarëve të tyre. Dhe nuk ka shëmbull më emblematik të këtij gabimi se sa kur sheh këto shtete të vihen në një pozitë tejet të vështirë, duke u kacafytur me njëra tjetrën,  për një produkt aq pak teknologjik si ajo e një copë pëlhure, me kosto më të vogël se një dollarë, për të mbuluar hundën dhe gojën.

Mund të ketë qenë më e lirë në afat të shkurtër për të përqëndruar prodhimin e pajisjeve mjekësore në Kinë, por çfarë ndodh kur Pekini vendos të ndalojë eksportet për të përmbushur nevojat e brendshme ose për të ushtruar presion politik?E njëjta pyetje vlen edhe për industritë e tjera. Do qëndrojnë përsëri si të pashpresë përpara një realiteti të paimagjinuar se do të ndodhte?

Britania e Madhenënë shekulin e XIX, me një popullsi prej 35-40 milion banorë, nuk u shndërruar në padronen e deteve dhe sundimtare e 1/3 së rruzullit tokësor, për shkak të anijeve dhe turistëve, por për shkak të fuqisë së saj industriale dhe teknologjike. Ishte fuqia e jashtëzakonshme industrialeajo që i dha mundësi Shteteve të Bashkuara të fitonin Luftën e Dytë Botërore dhe të shndërroheshin në superfuqi botërore. Pro kjo duket se ishte humbur në planifikimet ekonomike të elitave konteporane, në ndjekje të maksimizimit të fitimit.

Është akoma herët për të zjerrë përfundimet se si pandemia që ka pushtuar gjithë globin do të ndikojë në proçesin e globalizimit, i cili deri pak kohë më parë dukej i pandalshëm. Por elementet e para të një rimendimi të medeleve ekonomik po shfaqen në deklaratat dhe masat e marra nga vendet e zhvilluara.

Japonia ka caktuar 2.2 miliardë dollarë nga paketa stimuluese ekonomike për të ndihmuar prodhuesit e saj të zhvendosin prodhimin nga Kina përsëri në Japoni pasi koronavirusi prishi zinxhirët e furnizimit midis dy partnerëve kryesorë tregtarë.Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn dhe kancelarja Merkel u shprehen se Europa duhet të ketë prësëri një bazë prodhuese të produkteve primare, shëndëtësor dhe jo vetëm për sigurinë e të gjithë kontinentit. Vete lufta tregtare e Presidentit Trump, vitin e kaluar kundrejt Kinës, kishte si qëllim jo dhe aq të fshehur, pikërisht rikthimin e kompanive, në mos në Shtetet e Bashkuara të paktën në kontinentin amerikan, duke e bër më të menaxhueshme zinxhirin prodhues. Pandemia do ti japi një marrsh më shumë këtij orientimi politiko/ekonomik.

Nuk e dimë se si do ndryshoj bota në periudhën post-pandemi por miliardieri i kthyer në filantrop, Bill Gates, pasi parashikoi 5 vjet më parëshpërthimin viral global që po vuajmë të gjithë sot, deklaroi se me situate të tilla bota mund të përballet rreth çdo 20 vjet. Asnjë prej vendeve të zhvilluara nuk do ti falej të gjendeshin përsëri në luftë me kohën të papërgatitur. Siç thot një shprehje nga Roma antike “Si vis pacem, para bellum”. Ajo merr kuptime të ndryshme në varësi të kontekstit dhe un po ja lë lexuesit ta deshifroj…

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular