BallinaKryesoreKonfindustria: Të lehtësohet transporti dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës

Konfindustria: Të lehtësohet transporti dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës

Konfindustria ka paraqitur një plan masash te përbashkëta për tu ndërmarrë nga vendimmarrja politike në Shqipëri, Kosove për përballjen me sa më efektivitet me pasojat e emergjencës së epidemisë Covid-19 dhe në afatgjatë në raste të ngjashme të përsëritura.

Konfindustria vlerëson, se në kushtet e reja të ndryshimeve të thella të politikave globale, pasojë e luftës

kundër epidemisë Covid-19 dhe me qëllim të rritjes së efektivitetit në shërbim të shëndetit të qytetarëve

dhe ekonomisë kombëtare, qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ndërtojnë dhe zbatojnë

programe dhe masa të jashtëzakonshme të përbashkëta :

1- Shpenzimet buxhetore të emergjencës për mallra dhe shërbime të drejtohen në maksimumin e

mundshëm te operatorët vendorë në Shqipëri dhe Kosovë, duke shmangur importet. Është

tërësisht e papranueshme dalja pa arsye e valutës jashtë hapësirave kombëtare në kushtet e

shtrëngimeve financiare të sotme. Veçanërisht e rëndësishme masa e mësipërme është për

sektorët e bujqësisë, agroindustrisë, fermerët, etj. Politika të mbylljes tregtare kanë filluar në të

gjitha shtetet më të zhvilluara të botës përfshi edhe BE.

2- Të lehtësohet tërësisht transporti dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

3- Të ndërtohen politika të përbashkëta mjekësore për investime dhe blerje pajisjesh, teknologji,

shërbime, etj. nga tregjet e huaja në kushtet e jashtëzakonshme të Covid 19 dhe në afatgjatë me

qëllim uljen e kostove financiare dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.

4- Të fillojë ndërtimi i politikave të përbashkëta me qëllim sigurimin sa më të shpejtë të pavarësisë

ushqimore dhe energjitike të Shqipërisë dhe Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular