BallinaAktualitetPashkët, Basha: Drita e shpresës u ndeztë në zemrat dhe mendjet e...

Pashkët, Basha: Drita e shpresës u ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare

Në këtë ditë të shënuar për besimtarët e krishterë, të cilët festojnë sot Pashkët, nuk mund të mungonte urimi i kryetarit të Partisë Demokratike.

Përmes një mesazhi, lideri i opozitës, thekson se në këto kohë të vështira, drita e shpresës dhe kurajos u ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare.

Urimi i kryetarit Basha:

Të dashur motra dhe vëllezër që kremtoni këtë ditë të shenjtë të Pashkës dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit, unë dhe familja ime ju urojmë nga zemra, për shumë vjet Pashkët!

Një urim dhe lutje të veçantë kam sot për ata që po përballen me sëmundjen, për personelin shëndetësor, për punonjësit e policisë, të forcave të armatosura, për klerikët dhe shërbëtorët e Zotit, për prindërit dhe vogëlushët në familjet në nevojë, për të moshuarit, për të sëmurët e më të pamundurit.

Në këto kohë të vështira, drita e shpresës dhe kurajos ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare besimin se ditë më të mira na presin.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!

30dee06a 47d4 44f8 Acaf F285a5114514
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular