BallinaAktualitetSa vite rrezikojnë ata që dhunojnë gratë në prani të fëmijëve

Sa vite rrezikojnë ata që dhunojnë gratë në prani të fëmijëve

Ndryshimet në Kodin Penal, të cilat do të kalojnë në parlament më 16 prill pritet të përfshijnë veç dënimeve për karantinën e COVID-19, edhe dhunën në familje si dhe posedimin e aseteve të sekuestruar nga operacioni Forca e Ligjit, OFL.

Kështu, propozohet të ketë dënime deri në 10 vite burg për dhunë të ushtruar në familje apo në prani të fëmijëve.

Një tjetër ndryshim prek edhe kanosjen serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, të personit që është bashkëshort, ish bashkëshort, bashkëjetues apo ish bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi ose lidhje apo ish lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko emocional dhe ekonomik dënohet me burgim nga dy deri në pesë vite.

Ndërsa plagosja e kryer me dashje të personit që është bashkëshort, ish bashkëshort, bashkëjetues apo ish bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi ose lidhje apo ish lidhje intime me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme për punë më tepër se nëntë ditë, dënohet me burgim deri në pesë vite.

Sipas ndryshimeve të propozuara, nëse këto akte dhune kryhen në mënyrë të përsëritur apo në prani të fëmijëve dënohen më 10 vite burg, duke dyfishuar në këtë mënyrë dënimet nga ato që janë aktualisht nga 3 në maksimumi pesë vite./O

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular