BallinaKryesoreUrgjenca Kombëtare model i pasuksesshëm!

Urgjenca Kombëtare model i pasuksesshëm!

Nga Mjeku Ilir Allkja

Tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia Covid19 provuan se Urgjenca Kombëtare është e paaftë për të përballuar të tilla sfida.

Ne modelin Franko-Gjerman të shërbimit të EMS (Shërbimi i Urgjencës Mjekësore), por edhe atë Italian,i cili është kopjuar nga ai Gjerman, përveç profesionistëve të çertifikuar&paguar, janë të atashuar rregullisht edhe shumë vullnetarë,organizata vullnetarësh të cilët e marrin shumë seriozisht angazhimin e tyre në EMS, janë të mirëtrajnuar të mirë organizuar dhe të koordinuara nga autoritetet shtetërore shëndetësore.

Për rastet e jashtëzakonshme ka shumë më tepër individë vullnetarë të mirëtrajnuar në gatishmëri!
Sistemi jonë i Urgjencës, mgjths është riorganizuar nga viti 2014 deri më vazhdim , rezulton të jetë një miksim jo rentabël, jo përfshirës dhe shumë pak funksional në raste krizash .

Edhe njësia operative 127, në tê cilën priten telefonatat për ndihmë nuk ka asnjë qasje me sistemin italian të EMS ( punononjës i së cilës ka qene edhe zotëria që drejton Urgjencën Kombëtare tek ne ) është e pamundur të përgjiet në sasi e cilësi telefonatave për ndihmë.
Italia njësite e dispeçerve që presin telefonatat për ndihmë i ka të organizuar në bazë rajonesh , cka lehtëson shumë komunikimin dhe njohjen e terrenit.

Jam i sigurtë që në raste krizash, por jo vetëm, shumë shqiptarë pavarësisht profesionit të tyre do të donin të kontribuonin në shërbimin e urgjencës , nqs do të ishin të trajnuar e të organizuar !

Ky sistem i Urgjencës Kombëtare nuk është as në lartësinë e fqinjëve tanë, shumë poshtë nga ai i Turqisë, dhe nuk takohet askund me atë evropian .
Si i tillë ai nuk mund të përmirësohet, por thjeshtë duhet formatuar nga qeveria e ardhshme demokratike , dhe duhet zgjedhur një sistem i suksesshëm evropian apo amerikan ( i cili gjithashtu është i shkëlqyer) dhe duhet zbatuar në mënyrë që të mos mbetemi eksperimentues të humbur e idiotë !

Investimi në shërbimin e urgjencës mjekësore (EMS) , duhet të jetë njëri nga prioritetet e ndryshimit të sistemit shëndetësor në Shqipëri.
Urgjenca ju shërben të gjithëve pa përjashtim , të varfërve, të pasurve, të majtëve, liberalëve, të djathtëve!

Ju mund të zgjidhni mjekun që do të kryejë cholecystectominë, mjekun që do të kryejë rhynoplastikën , madje mund të zgjidhni dhe një spital jashtë shtetit, por kurrë smund të zgjidhni ekipin e urgjencës që do t’ju asistojë në rast nevoje, në një aksident rrugor, në një rast infarkti apo cdo fatkeqësi tjetër !

Kjo qeveri nuk ka asnjë shans të ndryshojë atë që vetë e ka fundosur nëpërmjet konçensioneve korruptive e militantëve të paaftë, ekspertët e opozitës duhet të pregatitin e të kenë gati programet e daljes nga kriza por dhe zhvillimit të sektorit të shërbimit shëndetësor .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular