BallinaAktualitetBerisha: Rama, biznes kriminal me shqiptarët e riatdhesuar

Berisha: Rama, biznes kriminal me shqiptarët e riatdhesuar

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si biznes kiminal mënyrën se si Edi Rama po sillet me shqiptarët që duan të vijnë në Shqipëri.

Sipas ish-kryeministrit, Rama do të ndajë fitimet me miqtë e tij të hoteleve në Durrës

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Biznes kriminal me shqiptarët e riatdhesuar!

Biznes me miqte e tij mbi te riatdhesuarit!

Edvin Kristaq Xhelati nuk shtroi në spital, por i mbajti në shtëpitë e tyre qindra e qindra qytetarë të infektuar me covid19 edhe pse të diagnostikuar nga testet nga ish-kunata dhe mbi kunata e tij.

Kurse me shqiptarët që kthehen në Shqipëri nga vende të tjera dhe që në një krim të rëndë kundër njerezimit u mbylli për 6  jave dyert e vendit të tyre, Edvini ka vendosur të bëjë nje biznes të ri fitimprurës së bashku me klientelën e tij.

Ai nuk i lejon ata të shkojnë në karantinë në shtëpitë e tyre, por i detyron të shkojnë në hotele tek klientela e tij për të ndarë ma ta fitimet e rrjepjes së tyre.

Duke dënuar me ashpersinë më të madhe diskriminimin antikushtetues dhe standartin e dyfishtë që mbahet ndaj shtetasve shqiptar për qëllime përfitimi nga kryepidemiologu xhahil i Surrelit, kërkoj heqjen e menjëhershme të këtij detyrimi absurd korruptiv dhe ndëshkues për shtetasit shqiptar. 

Lexoni denoncimin qe i ben te pangopurit Edvin Babzia qytetari dixhital. sb

Pershendetje!

Po ju shkruaj  per te denoncuar   paketen e shemtuar te riatdhesimit qe parashtroj dje Rama i pangopur Ai po bene  biznes mbi kurriz te qytetareve qe po jetojne dite te veshtira dhe duhet te kthehen ktu per te paguar edhe hotelet e klienteles se tij kur shum mire karantinen mund ta bejne ne shtepite e tyre secili aq me teper qe pjesa ma e madhe gezojne shendet te plote!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular