BallinaAktualitetDështon tenderi i rindërtimit të 3.400 shtëpive të prishura nga tërmeti

Dështon tenderi i rindërtimit të 3.400 shtëpive të prishura nga tërmeti

Kompanitë dhanë çmime më të larta se vlera e kërkuar

Edhe pse qeveria është angazhuar që të vazhdojë procesin e rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia e COVID – 19, dy tenderat e hapur për ndërtimin e shtëpive individuale kanë dështuar.

Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar në buletinin javor se si Bashkia e Tiranës, ashtu edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, kanë vendosur prishjen e garës pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk ka qenë në përputhje me kriteret e vendosura në procedurën e prokurimit.

Burime të lidhura me procesin e rindërtimit thanë për televizionin Klan se kompanitë që u ofruan për të marrë pjesë paraqitën çmime më të larta sesa kostoja e ndërtimit e përllogaritur nga pushteti vendor dhe FSHZH.

Po për këtë arsye edhe numri i kompanive që shfaqën interes në tender ishte i ulët.

Gara synonte zgjedhjen e një kompanive që do të rindërtonin në total 3400 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti, kundrejt një fondi prej 73 milionë Eurosh. 2500 ishin banesa në Lezhë dhe Durrës dhe 889 shtëpi në zonën e kryeqytetit.

Shpalljen e tenderit qeveria e publikoi edhe në të përditshmen ndërkombëtare ‘Financial Times’, ndërsa llogaritej se mbi 3 mijë familje të ishin brenda këtij viti në shtëpitë e reja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular