BallinaAktualitetTre dëshmitë tronditëse për gjendjen e mjerueshme të Infektivit

Tre dëshmitë tronditëse për gjendjen e mjerueshme të Infektivit

Kur u pranua zyrtarisht se në Shqipëri është regjistruar rasti i parë me koronavirus, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë nisën të flasin në tym për ‘pacientin zero’.

Ky i fundit u shtrua me babanë e tij në Spitalin Infektiv duhe prej andej foli për herë të parë për TV Ora News. Ai i quajti skandaloze kushtet në spitalin ku ishte shtruar.

Intervista e tij nuk gjeti shumë jehonë në media dhe për ditë të tëra nuk u fol për gjendjen e mjerueshme të spitaleve shqiptare. Në fakt një arsye se përse shumë shqiptarë kërkonin kufizimet, lidhet me faktin se të gjithë e dinë se në çfarë gjendje janë spitalet tona.

U desh të kalonte gati një muaj dhe një intervistë e ish-futbollistit Florian Riza, i prekur nga koronavirusi, të hidhte dritë mbi gjendjen skandaloze të Infektivit.

“Ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjienës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, ushqimi, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve, sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi. Njerëzit aty kishin problematika nga më të ndryshme, por të kesh njerëz të uritur në spital, edhe pse në një gjendje të sëmurë me Covid. Nuk e mban vendi që në 2020 mos të kesh një pavion, nuk e di se si certifikohen këto pavione, që për mua sa i përket akomodimit, i përket vitit 1920. Por duke qenë se ishte i vetmi spital Covid, je i detyruar të durosh kushtet,” tha Riza.

Sot, djali i një prej viktimave të koronavirusit, ka sjellë detaje të rënda nga gjendja skandaloze e Infektivit.

Fatbardh Bekteshi tha për News24 se dyshon se babai i tij është infektuar kur ishte në Sanatorium. Më pas ai vdiq i vetmuar në Infektiv.

“Dy javët e fundit të jetës, babai i kaloi pa asnjëri te koka. Me shumë vështirësi arritëm të komunikojmë me telefon. Babai për fat të mirë mbante mend numrin e telefonit të një bashkëfshatari, me të cilin kishte miqësi. Ka përdorur telefonin e një djali nga Shkodra, i shtruar edhe ai në të njëjtin spital. Në këtë bisedë babai më tha: “Ku je? Pse më le vetëm?!” Ne jemi 6 fëmijë, 2 djem dhe 4 vajza. Të tjerët jetojnë në Itali, vetëm unë në Gjermani. Babai jetonte me nënën në Kavajë. Me babain ka biseduar dhe motra që është këtu. Fjalët më prekëse kanë qenë: “Ku je? Pse më le vetëm?” Më thoshte: “më ke lënë pa rroba”. Unë përpiqesha që t’i shpjegoja situatën, se “jemi të izoluar dhe nuk mund të lëvizim”. Në një bisedë me motrën, babai ka kërkuar ujë të ftohtë. Nga Sanatoriumi për në Infektiv babai ka shkuar me një palë tuta dhe një panolinë. Nuk arritëm t’i jepnim rroba me vetë. Motrës i ka kërkuar një gotë kos dhe i është ankuar për ushqimin, të cilin nuk e hante dot”, tha Bekteshi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular