BallinaAktualitetVIDEO/ Rikthehen reshjet e borës në qarkun Dibër, banorët: Ka dëmtuar të...

VIDEO/ Rikthehen reshjet e borës në qarkun Dibër, banorët: Ka dëmtuar të gjitha pemët

Mbrëmjen e së martës janë rikthyer reshjet e borës në zonat malore të Qarkut Dibër. Ndryshe nga bora e 1 Prillit, kjo e fundit nuk pati kohëzgjatje duke bërë që trashësia në zonat e thella të shkojë jo më shumë se 15 centimetra.

foto galeri

Por reshjet kanë përfshirë edhe fshatrat që ndodhen afër qyteteve, ndonëse trashësia aty nuk është shumë e madhe, banorët kanë frikë për pasojat në frutikulturë.

Reshjet e mbremshme nuk kanë shkaktuar probleme në bllokimin e rrugëve. Autoritetet bëjnë të ditur se rrugët nacionale e ato rurale janë të kalueshme pa probleme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular