BallinaAktualitetShqiptarët e karantinuar në Korçë: Jemi në kushte ekstreme, flemë 3 veta...

Shqiptarët e karantinuar në Korçë: Jemi në kushte ekstreme, flemë 3 veta në dhomë

Emigrantët e kthyer nga Greqia të akomoduar në një nga hotelet e Korçës ankohen për kushtet e vështira ekonomike në të cilat ndodhen. Abc News këtë të enjte ka qenë në një nga hotelet ku po strehohen shqiptarët e kthyer, të cilët shprehen se tashmë e kanë të vështirë qëndrimin në kushte të tilla.

Sipas tyre ato nuk kane me para që të paguajne dhe se për qëndrimin në hotel është rritur edhe çmimi në krahasim me atë që është vendosur në fillim.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj bën me dije se mes qytetarve te kthyer nga Greqia është një e moshuar në hotel që tregon se ka qenë tek fëmijët dhe autoritet i kane thënë se do rrinë jashtë ose do të qëndojë në hotel, ajo me lot në sy tregon se nuk ka asnjë lekë për të përballuar qëndrimin në hotel.

Gjithashtu qytetarët akuzojnë dhe mohojnë faktin se janë testuar nga qeveria në lidhje me faktin janë apo jo të infektuar me koronavirus.

Jemi ne kushte ekstreme, hamë sufllaqe dhe qumësht me pluhur. Kushtet shumë të vështira. Na genjyen per hotelin. Flemë 3 veta në një dhomë. Nuk na kane bere asnje analize. Kemi femijet pa buke. Jemi shumë keq. S’kemi asnjë lekë”, theksojnë për Abc News qytetarët e karantinuar.

Ndër të tjera qytetarët shprehen e se e kanë të vështirë të përballojnë kushtet në të cilat ndodhen pasi dhe në Greqi kishin shkuar për të fituar të ardhura për tu ushqyer.

Ndëkohë një tjetër thekson faktin se është kthyer në Shqipëri pasi ka pasur nënë e sëmurë por në doganë në pjesën shqiptare ato nuk ja kanë marrë parasysh vërtetimin që ka.

Kemi katër ditë në hotel në kushte shumë të vështira të grumbulluar treshë çarçafët nuk na i kanë ndryshuar. Në doganë shteti na ofrojë dy zgjidhje ose në qiell të hapur ose në hotel me çmim simbolik, na thanë 10 mijë lekë të vjetra dhe se keni të drejtë të dilni të blini gjëra jashtë. Të gjithë që po qëndrojmë nëpër dhoma nuk njihemi bashkë. Kam marrë vërtetim se kam nënë sëmurë dhe deri në kufi kam ardh pa asnjë problem, ndërsa në Shqipëri nuk më kanë marrë parasysh asnjë gjë. Është shprehur një tjetër shqiptar i kthyer”, ka thenë ndër të tjera qytetari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular