BallinaKronikePërplasen dy automjete jashtë fashës së orarit, plagoset rëndë një person

Përplasen dy automjete jashtë fashës së orarit, plagoset rëndë një person

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Kamëz.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Donald Trump”.

Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2020, rreth orës 18:20, në Kamëz, në rrugën “Donald Trump”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin B.K., rreth 30 vjeç, me mjetin me drejtues shtetasin F.M., rreth 25 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B.K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular