BallinaEkonomiSipërmarrësja tregon si dështoi në marrjen e kredisë sovrane: Vetëm 3% e...

Sipërmarrësja tregon si dështoi në marrjen e kredisë sovrane: Vetëm 3% e biznesit ka aplikuar

Biznesi po has në vështirësi për të aplikuar për kredi për pagat e punëtorëve. Donika Mici për “Ekopolitikë” në Rtv Ora thotë se aktualisht vetëm 3% e bizneseve kanë aplikuar për kredinë sovrane.

Ajo vetë tregon se ka dështuar të marrë kredi për pagat e punonjësve të saj pavarësisht dëshirës së mirë për ti mbajtur në punë.

Donika Mici: Pas 17 vitesh fason startova dhe kam hyrë në sektorin e drejtëpërdrejtë të produktit të gatshëm “Made in Albania” prej 10 vitesh. Me koronavirusin na ndodhi diçka e çuditshme, pas dy goditjeve të forta që kishim, rënia e tregut europian dhe rënia e euros. Sa filluam të merrnin veten ra koronavirusi që ishte goditje e fortë për të gjithë bizneset. Te paketa Rama 1 i qartësuam se ishin 100 milion social për rrogat dheasistencën, për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Kredia sovrane  te Rama 1, ishte 2.85% interesi bankar. Te Rama 2, kredia sovrane është si për rrogat, si për ndihmë për likuiditet. 

Këtu jemi të paqartë se nuk dimë si të veprojmë. Ose duhet të bashkohen Rama 1 me Rama 2, pra 100 milionëshi me 150 milionëshin dhe të bëhet me zero interes. Bëra telefonatën e parë me bankën se kam deklaruar se nuk dua të heq punëtorët por ti paguaj me kredi sovrane. Përgjigjia ishte krejt negative. Qeveria tha se pavarësisht se kush ka raporte me bankat, kredi, mospagesa interesash këto dy muajt e fundit del garant shtetit dhe banka nuk ka pse të ndërhyjë në raport. 

Ndërsa bankat thonë jo, nuk dinë si të veprojnë. Nuk kemi ku të drejtohemi. Kjo i është lënë në dorë një oficeri të një banke. Duhet që drejtuesit e këtyre bankave të merren me kompanitë që duan ta konsumojnë këtë kredi. Sot që jemi kanë aplikuar vetëm 3%e bizneseve për të marrë këtë kredi sovrane. Kemi shumë nevojë të gjithë dhe për të aplikuar për para.Mezi presim të hapen tregjet europiane të ristartojmë punën.

Një tjetër hendek me dy paketat financiare të qeverisë është se nga paga e luftës përfitojnë vetëm punonjësit që janë larguar nga puna para 10 prillit.

Donika Mici: Punëtorët që i kanë pushuar direkt nga puna sa ndodhi koronavirusi ata përfituan të gjithë nga paketa Ram 1 dhe Rama 2, kurse punonjësit tanë që i mbajtëm, kush si kishte pushuar deri me 10 prill nuk përfitojnë. Kjo duhet zgjidhur, edhe ata janë njerëz, edhe ata kanë familje dhe duhet të ushqehen. Ne kërkojmë që ata punonjës që janë në punë ose ata që janë hequr pas datës 10 prill të hyjnë në njërën nga paketat. Së dyti kërkojmë rimbursimin e TVSH. 

Nga 205 kompani fasoniste që kanë kërkuar rimbursimin e TVSH janar, shkurt dhe mars kanë marrë vetëm 34 shoqëri ose 17%. Rimbursimi i TVSH është detyrë e shtetit të na i kthejë, janë paratë tona. Me këto lekë kemi likuiditet të paguajmë sigurimet shoqërore të këtyre punonjësve që kanë punuar të gjithë këtë periudhë dhe këta përfitojnë pensionin se nuk do ti lëmë pa pension këta njerëz.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular