BallinaAktualitet4 pyetjet/PD sfidon Manastirliun: Publiko kontratën e blerjes së maskave të shohim...

4 pyetjet/PD sfidon Manastirliun: Publiko kontratën e blerjes së maskave të shohim kush gënjen

Partia Demokratike ka reaguar sërish për tenderin e maskave pas akuzave të Ministrisë së Shëndetësisë për shpifje.

Sipas demokratëve, qeveria sa herë kapet në vjedhje sulmon opozitën.

PD thotë se Ministria e Shëndetësisë nuk jep asnjë shpjegim për blerjen me dyfish çmimin e tregut të pajisjeve mjekësore anti-COVID.

Deklarata e plotë

Sa herë kapet në vjedhje, në vend të transparencës, qeveria sulmon opozitën. Ministria e Shëndetësisë nuk jep asnjë shpjegim për blerjen me dyfish çmimin e tregut të pajisjeve mjekësore antiCOVID.

Nuk është koha e sulmeve bajate politike, qeveria duhet të japë përgjigje konkrete me një Po ose një Jo të thjeshtë.

1. A bleu qeveria 178 mijë maska me 8 mijë lekë copën, kur në farmaci ato kushtojnë 4 mijë lekë?

2. A bleu qeveria veshje spitalore me 28 euro, kur në treg kushtojnë gati 3 herë më pak, 9.6 euro?

3. A bleu qeveria, mbrojtëse për sytë me dyfishin e çmimit të tregut, nga 2.9 euro i bleu me 6 euro copën?

4. A i bleu qeveria edhe maskat spitalore me çmime të dyfishuara, nga 3.8 euro që janë në treg me 8 euro?

Qytetarët presin përgjigje për këto pyetje. Ata nuk duan të degjojnë akuza dhe sulme banale politike, por kërkojnë të vërtetën e kontratave që qeveria i ka klasifikuar si sekret shtetëror. Në vend të fjalëve boshe, Edi Rama duhet të bëjë diçka fare të thjeshtë: të publikojë kontratën e blerjes së këtyre materialeve! Pastaj qytetarët gjykojnë vetë kush thotë të vërtetën dhe kush vjedh!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular