BallinaAktualitetRiatdhesimi/Çfarë parashikon vendimi për akomodimin nëpër hotele. Një pjesë e pagesës do...

Riatdhesimi/Çfarë parashikon vendimi për akomodimin nëpër hotele. Një pjesë e pagesës do të kryhet…

Në Fletoren Zyrtare është miratuar vendimi për akomodimin në strukturat hoteliere të personave të riatdhesuar.

Akomodimi i përkohshëm i personave të riatdhesuar bëhet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Brendshme.

Është pikërisht Ministria e Mjedisit, përzgjedh strukturat akomoduese ku do të kryhet akomodimi i përkohshëm i personave dhe ia përcjell për miratim Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile.

“Shpenzimet e akomodimit të përkohshëm të të riatdhesuarve mbulohen një pjesë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe pjesa tjetër nga personi i riatdhesuar, sipas përcaktimeve të rregullores që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”, sqaron vendimi.

Më tej thuhet se vetëm për strukturat akomoduese, që kanë marrëveshje me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, do të kryhen pagesat nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

“Ministria e Brendshme, nëpërmjet Policisë së Shtetit, merr masat e nevojshme për shoqërimin e personave të riatdhesuar në strukturat akomoduese dhe siguron moslargimin e tyre nga këto struktura”, sqaron vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë.

1

2

3

4

5

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular