BallinaKryesoreVIDEO/Sa mirë e njohin njëri-tjetrin? Bare dhe Sadiku dhurojnë “show” te Malaga

VIDEO/Sa mirë e njohin njëri-tjetrin? Bare dhe Sadiku dhurojnë “show” te Malaga

Dy futbollistët e Shqipërisë dhe Malagës Keidi Bare dhe Armando Sadiku iu nënshtruan një testi se sa e njihnin mirë njëri-tjetrin.

malaga

Kuici i organizuar nga klubi andaluzian nisi me pyetjen për emrat e lojtarëve, më pas vazhdoi me adresën në “Instagram” të secilit prej tyre, ku dhe Bare e Sadiku gabuan që të dy.

Por, pyetja që mori më tepër kohë dhe shkaktoi të qeshura në emision ishte për numrin e skuadrave me të cilat ishin aktivizuar të dy futbollistët shqiptarë përpara se të luanin me Malagën.

Teksa Sadiku u tregua i saktë në përgjigjen e tij për Baren, mesfushori gaboi në gjetjen e ekipeve me të cilat ka veshur më parë fanelën Sadiku. Në momentin kur sulmuesi kuqezi përmendi emrat e Gramozit dhe Turbinës, Bare nuk i konsideroi si ekipe profesioniste dhe qeshi, ndërsa përgjigja e saktë ishte 9 ekipe për Sadikun.

Testi është publikuar në faqen zyrtare të klubit të Malagës.

 

Málaga CF

@MalagaCF

Llega el esperado de nuestros albaneses 🇦🇱

Sadiku 🆚 Keidi

PARTE I

¡Gracias, @tesesa_malaga, nos lo pasamos pipa con estas preguntas! 😂

Embedded video

See Málaga CF’s other Tweets
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular