BallinaKronikeDrejtonte motorin, por ishte tapë, konfliktohet me policinë, arrestohet

Drejtonte motorin, por ishte tapë, konfliktohet me policinë, arrestohet

Eshtë arrestuar një person në Gjrokastër pasi ka qenë duke drejtuar një motor në gjendje të dehur si dhe ka kundërshtuar punonjëst e policisë gjatë momentit të kontrollit.

Ja noftimi i plotë i policisë

Drejtonte motorin në gjendje të dehur dhe kundërshtoi punonjësin e policisë,  por vihet  në pranga 45 vjeçari.

Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi R. Dh., 45 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi i mësipërm është konstatuar në lagjen “Dunavat” duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, si dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e komisariatit ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular