BallinaAktualitetGjesti fisnik i Ferdinand Saraçit/Rindërtim banese, pagesë energjie, uji, ushqime, mjete shkollore...

Gjesti fisnik i Ferdinand Saraçit/Rindërtim banese, pagesë energjie, uji, ushqime, mjete shkollore familjeve në Rrogozhinë

Nga Ferdinand Saraçi

Të dashur miq, gjatë këtyre javëve tepër të vështira për vendin tonë si pasojë e epidemisë unë kam vizituar e ndihmuar rreth 200 familje duke ja qarë hallin në rradhë të parë si kryefamiljar dhe prind e pastaj si kryetar subjekti politik.

Situata ekonomike është tepër e vështirë si në qytet e në fshatrat përreth, unë kam publikuar disa familje të cilat kanë specifika të veçanta si prsh (pa banesë, me invalidë/ me aftësi ndryshe, pa pension, jetimë, pa ndihmë ekonomike etj).
Institucionet përkatëse nuk kanë arritur të identifikojnë e jo më të ndihmojnë siç duhet ndonjë familje, por edhe ato ndihma që kanë mbërriur nga “Emergjenca Kombëtare” janë ndarë sipas bindjeve politike duke e bërë më të thellë krizën.

Varfëria nuk njeh parti nuk është as blu e as e kuqe, por njeh shkaktarë e përgjegjës këtu përgjegjësi nuk mer askush kjo është kriminale.

Problemet janë të shumta në të gjithë territorin e Bashkisë Rrogozhinë siç i përmenda pak më lart, unë personalisht e sipas mundësive do e vazhdoj këtë mision duke ndërtuar ose riparuar disa banesa, pagesën e energjisë elektrike dhe ujit pa afat për disa familje, pako ushqimore çdo muaj pa afat për disa familje, mjete shkollore për fëmijë etj.
Në këtë nismë ftoj këdo që ka dëshirë për bashkëpunim sa më shumë bamirës aq më pak varfëri.

Asgjë nuk është e lehtë e as e pamundur, unë kam vullnetin e dëshirën për t’jua bërë jetesën më të mirë atyre që janë më në nevojë.

Ju uroj shëndet dhe mbarësi, Zoti qoftë me ne!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular