BallinaKronikeZbulohet femra që i siguroi strehimin Orges Bilbilit dhe lidhja me fisin...

Zbulohet femra që i siguroi strehimin Orges Bilbilit dhe lidhja me fisin Rraja në Fushë-Krujë

Pas çdo të shumëkërkuari fshihet një femër, një femër besnike. Kështu ka ndodhur edhe në rastin e të shumëkërkuarit Orges Bilbili, i cili u plagos nga një officer policie paraditen e 10 prillit dhe fill më pas u arrestua.

Kontrata e qirasë së shtëpisë ku qëndronte i shumëkërkuari Bilbili dhe miku i tij, Anterio Kaloshi rezulton të jetë e firmosur në emër të një femre. Bëhet fjalë për shtetasen Jurgena Xh.

Lajmi konfirmohet nga burime të prokurorisë, të cilat thanë se banesa ishte marrë më qira një muaj, përpara se të ndodhte ngjarja. Prokuroria po heton edhe më tej për rolin e vajzës dhe marrëdhënien e saj me një personazh problematik në botën e krimit nga zona e Fushë-Krujës.

Nga hetimet rezulton se Bilbili, ka lidhje të forta me pjesëtarë të fisit Rraja. Orges Bilbili akuzohet për një sërë krimesh të rënda, përfshirë dhe masakrën ne zemër të Lushnjes, me dy të vrarë dhe një të plagosur, kur tentoi bashkë me Laert Haxhiun, të ekzekutonte nipin e Aldo Bares.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular