BallinaBotaGjermania ‘trondit’ Kinën, i kërkon 150 miliardë euro për dëmet e shkaktuara...

Gjermania ‘trondit’ Kinën, i kërkon 150 miliardë euro për dëmet e shkaktuara nga COVID-19

Gjermania është bashkuar me Britaninë e Madhe, Francën dhe SHBA-të, duke akuzuar Kinën si fajtore për përhapjen e koronavirusit.

Por nuk ka mjaftuar vetëm akuza, pasi Gjermania i ka kërkuar Kinës një shifër shumë të madhe si dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga COVID-19, plot 150 miliardë euro.

Ky lajm bëhet i ditur nga tabloidi britanik Express, por kërkesa për këtë shifër ka ardhur nga prestigjiozja gjermane BILD, e cila është përfshirë në një ‘luftë të ftohtë’ me Kinën.

BILD, në një artikull me titullin “Ajo që Kina na ka borxh”, ka hartuar një faturë se çfarë duhet të paguajë Kina.

Lista përfshin një tarifë prej 27 miliardë eurosh për të ardhurat e humbura të turizmit, deri në 7.2 miliardë euro për industrinë gjermane të filmit, një milion euro në orë për kompaninë ajrore gjermane Lufthansa dhe 50 miliardë euro për bizneset e vogla gjermane.

Kina nga ana tjetër i është përgjigjur këtij artikulli, duke u shprehur se “nxit ksenofobinë dhe nacionalizmin”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular