BallinaKryesoreLidershipi i munguar në drejtimin e Urgjencës Kombëtare !

Lidershipi i munguar në drejtimin e Urgjencës Kombëtare !

Nga Ilir Allkja

Institucioni i Urgjencës kombëtare nuk ndeshet në vendet Evrpiane, besoj se qeveria e PS e huazoi nga Turqia si model.
Punimet për ndërtimin e Urgjencës Kombëtare nisën më 12 shtator 2015, e cila të premtonte një shërbimi efikas kombëtar urgjence sipas standardeve ndërkombëtare.
Ministri i Shëndetësisë i asaj kohe, Ilir Beqaj, premtoi reformimin rrënjësor të shërbimit të urgjencës mjekësore, duke e quajtur një plagë të vjetër të sistemit tonë shëndetësor.
Investimi prej 85 milion lekësh të reja ishte nga buxheti i vitit 2015, ndërsa më një investim prej 45 milion lekësh të reja do të investoheshin në 2016 që qendra të bëhej operative brenda 7 muajsh.
Por siç rëndom bëhen punët në Shqipëri ky projekt gllabëroi miliona të tjerë nga taksat e shqiptarëve dhe u bë operativ vetëm më datë 3 prill 2017, dmth 20 muaj më vonë.
Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së përurimit të saj tha konkretisht:
“Nga një shërbim tërësisht manual dhe i degraduar do të kalojmë në një shërbim, i cili ngrihet mbi një tru elektronik, i instaluar në Qendrën Kombëtare të Urgjencave”.
Natyrisht denigroi mjekët dhe infermierët si dhe stafet ndihmëse që kishin shërbyer për dhjetëra vite qytetarëve të Tiranës në mënyrën që vetëm një si ai e bën.
Sqaroj për qytetarët se kjo qendër pret telefonata nga qytetarët nëpërmjet numrit 127 , është akuzuar nga emisione investigative për administratë të fryrë e staf mjekësor të pakët, telefonata që më parë priteshin në Urgjencën e Tiranës.
Operatorët e urgjencës kombëtare për çdo telefonatë hapin në një skedë elektronike, më parë mbaheshin nëpër rregjistra në urgjencën e Tiranës, dhe kontaktojnë me një ambulancë në terren duke e porositur, udhëzuar të shkojë në një vendngjarje, që mund të jetë aksident, sëmundje e rëndë etj.
Në njërën nga sallat e saj janë disa operatorë, të cilët janë me profesion infermierë dhe një numër më i pakët mjekësh. Për mua personalisht personeli i kësaj qendre nuk më ka lënë mbresën e profesionistëve, sepse nuk kishin as përvojë e as kualfikim, së pari shumica e tyre e kishin punën e parë në jetë , ose kishin punuar në ndonjë sektor që nuk kish patur asnjë lidhje me urgjencën, këtë e mbështes edhe në numrin e konsiderueshëmtë gabimeve që bëjnë në triazhimin e rasteve.
Pavarësisht detyrimeve dhe përgjegjësive ligjore që ka ky institucion , personalisht kam vërejtur problematika të përsëritura si:
-mungesë lidershipi, kjo qendër duhet të rriste frymën e bashkëpunimit dhe vlerësimit të punës e sidomos të punës në grup. Autoritarizmi, krekosja pas shifrave sasiore nuk kanë të bëjnë aspak me lidershipin për të cilin kemi nevojë.
– Koordinimi i dobët, na ka ndodhur shpesh që të jemi të angazhuar në një raste të dehurish, transport endacakësh apo injeksione rutinë nëpër shtëpi të sëmurësh, ndërkohë që ka patur nevojë të ngutshme në një rast me rrezik jete.
-Trizhimi i dobët nga operatorët e 127 (njësisë së koordnimit) , janë rutinë ngatërresat me nozologjinë e sëmundjes, si dhe kodin e rëndesës, të cilët shumë rrallë përputhen me gjendjen reale që konstatohet në terren.
-Shpërndarje jo reale e pikave në terren, që do të thotë jo sipas dendësisë së popullatës, si dhe ka zona gjeografike të zbuluara.
– Bashkëpunimi i dobët ose i munguar ndërmjet institucioneve por edhe punonjësve, komunikimi i ndonjërit prej operatorëve lë për të dëshiruar, por ka edhe punonjës të përkushtuar ndaj punës, dhe shumë të nderuar.
– Mungesë transparence në sasinë dhe dhe sidomos cilësinë e shërbimeve, skedat që plotësojmë ne si mjekë të bazës nuk përpunohen të gjitha.
– Numri i autoambulancave dhe i pikave është i pamjaftueshëm.
– Shërbimi i urgjencës mjekësore nuk është i shtrirë në të gjithë territorin sipas kërkesave të ligjit
– Në Shqipëri në vitin 2020 ende nuk ka protokolle të posaçme të urgjencës mjekësore të miratuara nga MSHMS.
– Sistemi i referimit nuk funksionon duke krijuar ngarkesë të panevojshme në urgjencë, 70% të vizitave janë subjekt i punës që duhet të bëjë mjeku i familjes, dhe nuk kanë të bëjnë aspak me kodet e urgjencës.
Megjithëse në statusin e Qendrave Shëndetësore në vendimin nr. 857, datë 20.12.2006, shprehej qartë për detyrimet e QSH për dhënien e disa shërbimeve të urgjencës mjekësore më vonë me urdhërin 534 datë 04.12.2014 në status u qep paketa e kontrollit shëndetësor bazë , dhe më pas cdo mjek u detyrua me një kontratë të paligjshme të FSDKSHtë punonte për konçensionin e Check-Up, duke anashkaluar shërbime të domozoshme të mjekut të familjes. Në një farë mënyre u mënjanuan nga shërbimet bazë rreth 1600 mjekë.
-Në Shqipëri ende mungon certifikimi i profesioneve të urgjencës mjekësore. Kjo mangësi vihet re që tek rekrutimi por edhe gjatë punësimit. Trajnimet janë të rralla dhe përgjithësisht në niveline BLS (basic life suport), nivel që e merr kushdo që aplikon për një patentë shoferi, ndërkohë që trajnimi për punonjësit e urgjencës duhen doemos në nivel ALS (advanced life support).
-Shërbimi i urgjencës mjekësore ka qenë dhe mbetet ende një nga sektorët me risk më të lartë në vendin tonë, punonjësit e saj duhet doemos të kenë një status .
Për opinionin tim këta janë detyra që një lidership duhet të realizojë , në vend që të glorifikohet me dalje bajate nëpër media dhae të laureohet sepse ka bërë asgjë !
Me respekt për të gjithë lexuesit e mij!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular