BallinaAktualitetU kthyen ilegalisht nga Greqia, 12 emigrantë shqiptarë karantinohen në Sarandë

U kthyen ilegalisht nga Greqia, 12 emigrantë shqiptarë karantinohen në Sarandë

12 emigrantë që u futën në Shqipëri nga Greqia në mënyrë të paligjshme janë karantinuar në konviktin e shkollës së mesme në Sarandë. Ata kanë rezultuar të gjithë të pastër nga Koronavirusi, por me detyrim do të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë.

Ata janë kapur nga policia në tentativë për të hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme pas mbylljes së kufijve, dhe janë izoluar me detyrim për 14 ditë të konviktin e shkollës, “Antionio Athanas”.

Fillimisht janë ofruar t’i paguajnë dhe sigurojnë vetë ushqimet, por me kalimin e ditëve paratë u kanë mbaruar dhe Bashkia e Sarandës i ka ndihmuar me ushqime.

Ata kanë bërë të gjithë analizën e COVID-19 dhe sipas burimeve kanë rezultuar nagativë.

Ndërkohë, 7 emigrantë të karantinuar në një hotel në Pogradec kanë shfaqur simptoma të ngjashme me COVID-19 ç’ka i ka detyruar autoritetet tu marrin tamponat.

Në Pogradec, në total qëndrojnë 59 emigrantë të kthyer nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

130 emigrantë janë karantinuar në Korçë, 49 në Gjirokastër, 17 në Kukës, ndërsa ata që kthehen nga Mali i Zi karantinohen në Hotele në Shkodër e Vaun e Dejës

Përveç 35 emigrantëve të parë që u futën nga Greqia në Korcë, shpenzimet e të cilëve u morën përsipër nga Komiteti i Diasporës, të tjerët duhet të paguajnë vetë për dhomën dhe ushqimin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular