BallinaAktualitetKush është italiani i infektuar me koronavirus tek 313-ta, bos i klanit...

Kush është italiani i infektuar me koronavirus tek 313-ta, bos i klanit mafioz në Bari

Rasti i parë i konfirmuar me koronavirus në burgjet shqiptare është një 42-vjeçar i arrestuar nga RENEA në vitin 2018.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Glidona Daci se bëhet fjalë shtetasi italian me iniciale G.C, i arrestuar në vitin 2018 nga forcat RENEA të Durrësit, për trafik droge.

Ai njihet si një nga bosat e klanit mafioz Di Cosimo në Bari dhe ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2017.

Pak muaj më parë SPAK skuestroi 9 asete pasurore në emër të  G.C.mes tyre një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, arë dhe truall me sipërfaqe 5mijë e 954 m2, 4 makina dhe 2 llogari bankare 3 mln lekë e 22 mijë €.

Mësohet se  ai qëndron në paraburgim 313 në pritje të procesit gjyqësor, ndërsa akualisht është karantinuar larg të burgosurve të tjerë. Ndërkohë nga Drejtoria e Burgjeve nuk ka ende një reagim për rastin në fjalë. ABCnews

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular