BallinaAktualitetRama njofton vendimet e reja pas 4 majit: Do të lehtësohet shumë...

Rama njofton vendimet e reja pas 4 majit: Do të lehtësohet shumë lëvizja, javës tjetër…

Në një djale për publikun nga Facebook-u i tij, kryeministri Rama njoftoi masat e reja që do të ndryshojnë duke filluar qysh nga java tjetër.

Rama: Armiku nuk ikën po nuk doli vaksina. Hapja duhet të jetë graduale, vigjilenca duhet të jetë maksimale dhe imponimi i rregullave duhet të vijojë ndryshe gjithçka bëmë humbet çdo vlerë. E di që ju kanë lodhur lejet, kufizimet dhe ndryshimet, por kjo është dhimbje koke, jo vetëm për ju. 

Dalja në pazar dhe lëvizja – Javën e ardhshme do të rrisim orarin e daljes së në pazar. Do të hapim dhe rrugët ndërqytetëse për shërbimet taksi. Nga e hëna 4 maj do të lehtësojmë lëvizjet brenda qyteteve.

Bizneset – Do të hapim edhe bllokuan e tretë të biznese dhe kjo do të ndihmojë ekonominë familje që dalëngadalë do të kthehen në punë. Duhet pak durim dhe s’ka rrugë tjetër. Duhet ta ngulitim në mendje se hapja do të garantohet me rregulla dhe kushte sigurie dhe ka shumë mundësi që bizneset të marrin vërtetimin bashkë me protokollin e sigurisë dhe ta mbajnë në biznesin e tyre pasi në fund të ditës këto gjëra duhet për të garantuar shëndetin e të gjithëve. Secili prej jush duhet të jetë më shumë kërkues nga vetja për të mbrojtur veten dhe familjen, e pasta shoqërinë.

Shkollat – Deri në fillim jave tjetër do të kemi një vendim për shkollat dhe universitetet, vetëm Danimarka i ka hapur shkollat pjesërisht, harrojeni Suedinë. D.m.th të gjithë ende nuk kas një konkluzion për arsimin dhe turizmin. Ne kemi edhe një taksirat tjetër pasojat e nga tërmeti ku kemi humbur shkolla në zonat më të populluara dhe sot kemi mbipopulluara shumë nga shkollat ekzistuese. Risku për t’i hapur shkollat është shumë i madh.

Duke kërkuar normalizimin duhet të ndajmë mendjen se kush e di për sa kohë normaliteti i ri nuk do të jetë normaliteti që kishim më parë, pasi jemi në një kohë të jashtëzakonshme dhe akoma më e rëndësishme duhet të kemi një sjellje të re secili në raport me sigurinë dhe do të duhet t’i imponohemi njëri tjetrit të gjitha ato kushte dhe rregulla që kërkon mbrojtja e normaliteti të ri për të mos u kthyer aty nga ku dolëm. Deri tani me kaq shumë sukses.

Turizmi – Brenda gjysmës së parë të majit do të kemi planin tonë për turizmin, prandaj nuk do të lejojmë të degradojë gjendja solide, pavarësisht stresit. Çdo rritje shpejtësie mund të na kushtojë shumë, prandaj pas çdo hapi mund të tërheqim frenat e emergjencës nëse do të ketë rritje të rasteve. Ne kemi modelin tonë të parashikimit të numrave. Vendimmarrjet do të vijojnë që të jenë dinamike. Prandaj mos u qani se rregullat ndryshojnë shpesh. Nëse nuk do të kishim marrë masat dhe nëse nuk do ta kishim ulur kurbën nën parashikimin tonë më optimist, falë kësaj lufte, sot nuk do të mërziteshit pse kjo leje, autorizim dhe vërtetim, por do ta qan për shumë të vdekur dhe të plagosur në spitale. Mendoni vetëm këtë.

Kurba e pandemisë – Ne kemi hyrë në një kthesë graduale duhet të bëjmë që të gjithë pak durim. Çdo rritje shpejtësie mund të na kushtojë shumë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ekziston pas çdo hapi mundësia e heqjes së frenave dhe numri i të infektuarve të rritet jashtë normales. Ne kemi modelin tonë të parashikimit tonë të numrave dhe do të na udhëheqë në vendimmarrjet tona.

Nëse nuk do të kishim marrë masat, nëse do ta kishim ulur kurbën e epidemisë nën parashikimin tonë më optimist, sot nuk do të mërziteshim por do të qanim shumë të vdekur dhe shumë të plagosur nëpër shtretërit e spitaleve tona. Po ta marrim modelin statistikor italian do të kishim afër 50 mijë të prekur dhe do ta kishim të pamundur terapinë.

Nëse nuk vazhdojmë të bëjmë deri në fund detyrën mund të ndodhë shumë më keq se ka ndodhur, ky është fakt. Duhet ta ndajmë mirë mendjen që normaliteti i ri nuk do të jetë normaliteti që kishim përpara se të hyjmë në këtë kohë të jashtëzakonshme. Do të duhet të kemi një sjellje të re në raport me sigurinë dhe t’i imponojmë njëri-tjetrit të gjitha ato kushte dhe rregulla.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular