BallinaKryesoreBujqësia mund të jetë shpëtimi për ekonominë shqiptare. Ra ky VIRUS dhe...

Bujqësia mund të jetë shpëtimi për ekonominë shqiptare. Ra ky VIRUS dhe u pamë po pastaj…

Nga Gjok Vuksani

Ra ky VIRUS dhe u pame po pastaj …
Gjithe bota sot krahas problemit per luftimin e COVID-19, po mendon si do te perballet me “Gropen e madhe “ qe po vjen ne ekonomine boterore…
Une kam shkruar disa here per kthimin e vemendjes sa me shpejt ne mbeshtetje te bujqesise dhe fermerit shqiptar, por aktualisht nuk po shoh as nje mase konkrete nga politikberesit…
Sipas FAO ,qe ne fillimin e krizes ka pasur një rritje të konsiderueshme të kërkesës per produkte ushqimore ne rang boteror .
Kjo rritje e kerkeses per ushqime deri tani eshte plotesuar nga funksionimi i zinxhirit te produkteve bujqesore ,por ne te ardhmen sipas parashikimeve do te ngadalesohet e ndikuar nga kontrollet e rrepta qe po zhvillohen ne kufijte shteterore te te gjithe Europes.
Mendohet se ne te ardhmen e afert, vecanerisht per produktet e fresketa bujqesore si perimet dhe frutat veshtiresia e furnizimit nga importi do jete me e madhe, gje e cila do te avantazhoje prodhimet shqiptar pse jo edhe eksportin e tyre.
Gjithashtu sipas “Coldiretti”(Organizata e Fermerëve Italiane) vetem ne Italine fqinje gjate ketij sezoni bujqesor do te kete nevoje per 370,000 punetor sezonale, gje e cila eshte praktikisht e pamundur qe te plotesohet ne kushtet e pandemise te Cov-19 dhe mbylljes se kufijve .
Ky fakt duhet te na beje te mendojme se vendi fqinje, Italia qe eshte dhe partneri yne kryesor ne shkembimin tregtar do te prodhoje me pak produkte bujqesore se vitin e shkuar.
Ne kete rast avantazhi i krahasuar i bujqesise shqiptare mund te jete realisht i madh per te plotesuar ate pjese te produkteve bujqesore qe mungojne nga importi pse jo edhe te mundohemi qe produktet tona te shkojne ne Itali , Greqi ,Gjermani , te ciles i nevojiten gjithashtu 286,000 punetor sezonal.
Prandaj Qeveria duhet URGJENTISHT te mbeshtes bujqesine shqiptare ne menyre qe ajo te sherbeje si nje shtyse e fuqishme per gjithe ekonomine tone ne kushte kur turizmi eshte i kompromentuar dhe sherbimet jane ne pikiade.
Komisioni Europian ne 2 Prill 2020, ka lëshuar nje udhëzim praktik per te mundesuar plotesimin e kerkeses se bujqesise Europiane me punetore sezonal…
Po Qeveria Shqiptare cfare po ben , duhet menjehere dhe konkrerisht te mbeshtetet bujqesia me buxhet ne disa drejtime :
Mbeshtetja e fermave bujqesore dhe vecanerisht ndermarrjeve te agroperpunimit me subvencione ne formen e pagesave direkte (direct payments) me qellim nxitjen e prodhimit te fruta- perimeve te fresketa si dhe perpunimin e produkteve ushqimore.
Kjo skeme e pagesave eshte mjaft e njohur ne vendet e tjera te rajonit si Slloveni , Kroaci , Maqedoni si edhe ne Kosove, pra s`eshte e nevojshme te shpikim asgje te re.
Pageset ne kushtet e pandemise te Covid-19 mund te behen me vetedeklarim nga fermeri. direkt ne numerin e llogarise se tij duke dorezuar me vone faturat taimore , mbi bazen e sasise te prodhimit apo siperfaqes se mbjelle.
Lehtesimin maksimal te transportit te produkteve bujqesore ne cdo ore te dites dhe te nates ne menyre qe te tejkalohen pengesat burokratike dhe policore, me qellim furnizimin e tregut ne kohe.
Sigurimi pa nderprereje i zinxhirit te furnizimit me inpute bujqesore (fara , fidane , plehra dhe produkte te mbrojtjes se bimeve) .Farmacite Bujqesore duhet te qendrojne te hapura ne te njejten fashe orare me farmacite humane .
Mbeshtetja e punetorve qe punojne ne bujqesi me pagesen e papunesise per periudhen qe ata jane te izoluar si pasoje e pandemise.
Sigurimi dhe masave mbrojtese per te gjithe fermeret dhe punetoret e agroperpunimit ne menyre qe bujqesia te funksionoje panderprere .
Toka dhe bujqesia i kane mbajtur familjet dhe ekonomine shqiptare ne kohe luftrash, epidemish, fatkeqesish natyrore, prandaj i bej thirrje qeverise te investoje menjehere ne bujqesi, pasi cdo qindarka e investuar sot do te shumefishohet ne te ardhmen e afert.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular