Kufizimi i lirisë së shprehjes, informimit e medias është i papranueshëm në një vend që aspiron për antar të Bashkimit Europian. Ligjet (e pezulluara) për median do e përkeqesojnë më tej lirinë e medias në Shqipëri” deklaron Lega.

Mbasi Presidenti i ktheu ligjet në Kuvend dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias qeveria Rama deklaroi se do të priste këtë opinion para se të votonte dekretin.

Po dje Genc Pollo nga PD duke komentuar raportin tha se “Bashkimi Europian në 25 mars vuri lirinë e medias si një ndër 15 kushtet për çeljen e negociatave. Prandaj rilindistët menjëherë dhe me doemos të abrogojnë paketën antifjalë, të abrogojnë shpifjen si vepër penale dhe të rikthejnë normat europiane për pronësinë në media që me porosi të oligarkëve i anulluan para katër vitesh.

David Lega

@DavidLega

🇦🇱 is rightly dropping two positions in the @RSF_inter 2020 World Press Freedom Index. The pending media laws would further deteriorate Albanian press freedom. Limiting freedoms of expression, information and press is unaccaptable for an aspiring EU member.

See David Lega’s other Tweets