BallinaBotaRritet tensioni/ Shteti amerikan padit Kinën për shpërthimin e koronavirusit

Rritet tensioni/ Shteti amerikan padit Kinën për shpërthimin e koronavirusit

Pas akuzave për fshehjen e realitetit me koronavirusin në Kinë rritet tensioni mes saj dhe SHBA.

Shteti amerikan i Misurit, ndërmerr një tjetër hap dhe padit Qeverinë e Kinës si dhe Partinë e saj Komuniste për mashtrim të qëllimshëm, që çoi në përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

“Qeveria e Kinës gënjeu botën për rrezikun dhe natyrën ngjitëse të sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi dhe bëri pak për të ndaluar përhapjen e saj”, tha prokurori i përgjithshëm i Misurit, Eric Schmitt.

“Kina duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj”, shtoi ai.

Padia kërkon dëmshpërblime për jetët e humbura, vuajtjet e njerëzve dhe trazirat ekonomike që kanë ndodhur në shtetin e Misurit.

Ndërkohë 22 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve që është krahu i poshtëm i Kongresit Amerikan, kërkuan nga administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump që të ngrejë padi kundër Kinës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Nga ana tjetër Kina e mohon fuqishëm mosmenaxhimin e krizës.

Rastet e para me koronavirus atje janë shfaqur në fund të vitit të kaluar dhe më pas janë përhapur në gjithë botën.

Mbi 2.5 milionë njerëz janë prekur nga koronavirusi ne gjithe boten dhe mbi 177,000 kanë vdekur.

SHBA-të janë vendi më i prekur nga COVID-19 ku janë shënuar më shumë vdekje nga pandemia.

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti “John Hopkins”, nga COVID-19 në SHBA kanë humbur jetën 43.796 persona ndërsa 814.587 të tjerë janë prekur nga virusi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular