BallinaAktualitetBerisha denoncon: Janë porositur tonelata farë kababisi për t’u mbjellë nga Dukagjini...

Berisha denoncon: Janë porositur tonelata farë kababisi për t’u mbjellë nga Dukagjini në Tepelenë

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se pas vendimit për heqjen e taksave për jahtet qëndron përdorimi i tyre për trafik kokaine

I ftuar në “Opinion”, Berisha thekson se janë porositur tonelata me farë kanabisi për t’u mbjellë në të gjithë vendin.

Berisha: Janë porositura tonelata me farë kanabis. Janë përgatitur të gjitha trojet nga Dukagjini deri në Tepelenë për t’u mbjellë me kanabis. Është porositur fara. E kam informacionin e sigurt që po lihet toka e bukës pa u mbjellë për ta mbjellë kanabis.

Krimi është fitimtar i madh. A po kalohet nga skafo-republika e kanabisit e Saimir Tahirit. Kur e hoqën moratoriumin, njeriu i parë që bleu skaf ishte Saimir Tahiri.

Tani Edvini dhe Olsi po blejnë jahte dhe po kalohet tek republika e kokainës. Se jahtet janë për kokainë. Kur i shton biznesit të vogël një taksë prej 250 mijë lekësh, heq taksat për jahtet.

Në qoftë se duam të shtojmë katastrofën e biznesit dhe nuk duam të shohim biznese që falimentojnë si pulat nga kolera, duhet të japim rrogat dhe të mos shpunësohet asnjë njeri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular