BallinaBotaItalia përgatitet për "fazën 2", dyqanet hapen në mes të majit, pastaj....

Italia përgatitet për “fazën 2”, dyqanet hapen në mes të majit, pastaj….

Qeveria italiane po diskuton përgatitjen për të ashtuquajturën “faza 2”, e cila pritet të rivë në punë një pjesë të shoqërisë dhe disa prej sektorëve që qëndrojnë mbyllur prej muajit mars.

Italia po përgatitet për një riaktivizim gradual të jetës publike, e cila pushon prej datës 10 mars.

Vendi europian më i goditur nga pandemia e koronavirusit do të nisë lehtësimet e para të karantinës nga data 27 prill, dhe rregullat do të qartësohen gradualisht pas datës 4 maj që qytetarët italianë të mund të bashkëjetojnë me koronavirusin.

Gjatë kësaj periudhe të titulluar “faza 2” do të vihen në punë fillimisht sektorët e prodhimit, në javën e dytë të majit do fillohet me dyqanet dhe në javën e tretë, po shihet mundësia e rihapjes së bareve dhe restoranteve.

Më shumë kujdes do të tregohet për sektorët e kulturës dhe turizmit, daljet në natyrë për ushtrime fizike do lejohen me maska, ndërsa disa zona të kuqe të infeksionit do të vijojnë nën regjimin e rreptë.

Institucionet e besimit, ndërkohë, si kishat, po mundohen të bindin autoritetet për rikthimin e riteve fetare teksa shtohen tensionet sociale si pasojë e rritjes së varfërisë dhe papunësisë nga pandemia.

Në mbarë vendin mësohet se është rritur me 40 për qind numri i italianëve që po ndihmohen me ushqime nga shoqata bamirëse, me rajonet më të prekura kryesisht ato jugore të Kampanies, Kalabrisë dhe Siçilisë.

Hapja e meshave publike, e funeraleve, e pagëzimeve dhe martesave është propozuar të ndodhë duke nisur nga e diela e 3 majit, por pjesëmarrësit duhet të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

Detajet për lehtësimet e masave aktuale është planifikuar të bëhen publike këtë fundjavë nga kreu i qeverisë italiane, Xhuzepe Konte.

Italia të mërkurën kaloi shifrën e 25 mijë viktimave nga koronavirusi, teksa 187 mijë persona raportohet të jenë infektuar dhe gati 55 mijë janë shëruar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular