BallinaKronikeEMRI/Plagoet 36-vjeçari në Tropojë, arrestohet autori

EMRI/Plagoet 36-vjeçari në Tropojë, arrestohet autori

Një 36 vjeçar me iniciale S.M është plagosur mbrëmë me armë zjarri në fshatin Cerincë

Burime të policisë thanë se jane shoqeruar 3 persona të dyshuar si autorë të ngjarjes

Policia e Tropojës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Cërrnic, ku mbeti i plagosur në gjendje të rëndë një 36-vjeçar

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin Saimir  Margjekaj 39 vjeç, banues në Rosuje, Tropojë, pasi në vendin e quajtur “Ura e Bujan”, në fshatin Cërrnicë, mbrëmjen e datës 23.04.2020, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas, për “Moskallëzimi i krimit”, konkretisht;

-A. L., 54 vjeç, banues në Bujan;
-R. V., 52 vjeç, banues në Bujan;
-R. G., 54 vjeç, banues në Sopot;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i Krimit”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular