BallinaAktualitetGjirokastra vatër e re koronavirusi? Merren tamponet për 25 persona

Gjirokastra vatër e re koronavirusi? Merren tamponet për 25 persona

Gjirokastra gjendet përballe një vatre të rrezikshme të koronavirusit, pas konfirmimit me virus te një 54 vjeçari nga Fieri, i cili u karantinua pas ardhjes nga Greqia, tek një hotel në Këlcyrë.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Gjirokaster, u ka tampona 25 personave të gjithe me banim në qytetin e Gjirokastrës. Mes tyre rezulton komplet turni i policeve dhe kontrolloreve të Policisë Kufitare të Kakavijë, inspektoreve të NJVKSH të instaluar në Kakavijë, 2 sanitareve, 3 infermiereve, si dhe gjithë kontakteve të mundshme që kanë pasur këto të fundit.

Situata u bë alarmante pas konfirmimit të një emigranti 54-vjeçar nga Fieri, i cili kishte ardhur nga Lamia një javë më parë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular