BallinaBotaKu do të prehen shtetasit e huajt të vdekur në Itali, ja...

Ku do të prehen shtetasit e huajt të vdekur në Itali, ja pergjigjia e ministres së Brendshme Lamorgeseka

Sipas ministres italiane, të huajt që kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 mund të prehen përkohësisht në shtetin fqinj.

Ministrja e Brendshme e Italisë Luciana Lamorgeseka, ka thënë se pasi kjo situatë të kalojë, familjarët mund të kërkojnë trupat e të ndjerëve për tu prehur në vendet e tyre, sipas oranews.

“Por për viktimat Covid 19 me origjinë të huaj kemi punuar shumë dhe me komunitetet e tyre në territor për t’i dhënë një varrim të denjë të përkohshëm. Pasi të kaloj ky moment i vështirë është e logjikshme të pranohen dëshirat e kërkesat e familjarëve të tyre për tranferimin  trupave në vendet ku do dëshirojnë t’i varrosin.”

Kjo deklatë vjen në një kohë që disa ditë më pare, në media janë publikuar pamjet e makinave që transportonin trupa të pajetë nga Italia në Shqipëri.

Nga burime mediatike, bëhet me dije sa ata nuk kanë ndërruar jetën nga koronavirusi, por për shkaqe natyrale apo aksidente.

Pra transportimi i tyre në masë është bërë për shkak të vështirësive të krijuara si pasojë e pandemisë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular