BallinaKronikePolici i vuri gjobë, korçari e goditi me thikë në fytyrë. Zbardhen...

Polici i vuri gjobë, korçari e goditi me thikë në fytyrë. Zbardhen detajet

Detaje të reja dalin në dritë nga plagosja e policit në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se punonjësi i rendit, Spartak Zotka është goditur me thikë në pjesën e fytyrës nga një person, i cili ka përfunduar pas hekurave.

Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës, pasi mësohet se polici i ka vendosur gjobë agresorit. Kujtojmë se në këto ditë të vështira ku vendi po përballet me pandeminë e COVID-19, policia ndodhet në terren për të forcuar kontrollet, ndërkohë që qytetarëve iu duhet të qëndrojnë në banesa dhe për çdo lëvizje, duhet të marrin autorizim.

Mbetet ende e paqartë se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërkohë që të tjera detaje pritet të hedhin dritë mbi plagosjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular