BallinaAktualitetPrap me të njëjtin avaz Rama/Nesër pensionistët liridalje deri në orën....

Prap me të njëjtin avaz Rama/Nesër pensionistët liridalje deri në orën….

Ashtu si javën e parë edhe këtë të shtunë të drejtën për të dalë do të kanë pensionistët.

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka njoftuar se mosha e tretë do të ketë mundësi të dalë deri në orën 11:00.

“Nesër vetëm pensionistët në ajër të pastër deri në orën 11.00, të gjithë ne të tjerët në shtëpi”, shkruan Rama në Facebook.

Rama po ashtu sot publikoi zonat gjelbërta në qytetet ku do të ketë lehtësim të lëvizjes.

Qarku Dibër, Gjirokastër, dhe bashkitë, Pogradec, Përrenjas, Librazhd, Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq dhe Divjakë do të kenë “fatin” e mirë për të pasur masa më lehtësuese se qytetet e tjera.

Rama bën me dije se nga ora 9.30 deri në 17.30 të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia, por ndalohet lëvizja në këmbë e më shumë se dy personave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular