BallinaAktualitetRiatdhesimet, fluturime në fundjavë nga këto dy aeroporte europiane

Riatdhesimet, fluturime në fundjavë nga këto dy aeroporte europiane

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi sot orarin kur mund të kthehen në Shqipëri, qytetarët e mbetur jashtë kufirit për shkak të masave të marra prej emergjencës së koronavirusit.

Më datën 25 prill do të bëhet vetëm një fluturim. Në orën 15:30 do të niset nga Frankfurti ndërsa në orën 18:15 do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit.

Po ditën e nesërme do të bëhet fluturimi për shtetasit e huaj që duan të shkojnë në Frankfurt. Fluturimi do të nisë në orën 12:00 nga Tirana, ndërsa në orën 14:30 do të mbërrijë në aeroportin e Frankfurtit.

Të gjithë qytetarët që kthehen nga vendet e tjera duhet të paguajnë fluturimin dhe ushqimin për 14 ditë që do të qëndrojnë në karantinë.

Për akomodimin 14 ditor në Durrës, do të paguhen 21 euro në ditë, nga të cilat 14 euro do të mbulohen nga qeveria. Personi do të paguajë vetëm 7 euro në ditë për ushqimin.

Sa i përket fluturimeve të tjera, çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular